By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Mërgata jonë pasuria më e madhe e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Mërgata jonë pasuria më e madhe e vendit
Lajme

Abdixhiku: Mërgata jonë pasuria më e madhe e vendit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/21 at 7:31 PM
Kosova Times Published May 21, 2023
Share
SHARE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë është takuar me bashkatdhetarë në Zvicër me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Degës.

Kryetari Abdixhiku në fjalën e tij ka vlerësuar lartë kontributin e bashkatdhetarëve tanë që nga ditët e para dhe orët më të rënda të vendit. Ai tha se 33 vite më parë kur u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës si rezultat i thirrjes për reflektim ndaj vuajtjeve e përpjekjeve historike të popullit tonë, ku ishin renditur veprimtarë të shquar të kohës të cilëve iu printe Presidenti Rugova, iu bashkuan edhe shqiptarët në diasporë të cilët u bënë shtyllë historike e çdo procesi zhvillimor në Kosovë.

Kryetari Abdixhiku duke folur për proceset e rëndësishme të orëve të rënda për vendin foli edhe për ndihmën e madhe dhe të rëndësishme që bashkatdhetarët tanë e dhanë në vazhdimësi. Ai tha se mërgata ishte burim i pashtershëm organizativ, financiar e logjistik; ndihmuan shkollat shqipe, mësuesit, mjekët dhe iu bashkuan edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke përmendur, Agim Ramadanin, Sali Çekajn, e shumë burra e gra, që lanë jetën e mirën në mërgim, për aktin më të lartë njerëzor, flijimin për atdhe e për liri. “Angazhimi i juaj, gjatë viteve të 90-ta, është shembull mobilizimi e ideali. Për këtë angazhim, Kosova, atdheu i juaj, gjeneratat e sotme e të ardhme që do të vijnë; do të jenë mirënjohës përherë. Asnjë mërgatë, e asnjë vendi tjetër – në gjithë historinë moderne të kontinentit tonë, nuk mund të arrijë standardin e venë nga ju”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Abdixhiku duke folur për rrugëtimin historik të LDK-së dhe vetë Kosovës ka thënë: “teksa shënojmë këtë rrugëtim historik, e kemi të qartë para vetës madhështinë e këtij organizmi politik. Një rrugëtim që as nuk mund të përsëritet e as të arrihet nga askush. Një rrugëtim që solli lirinë, pavarësinë dhe vet demokracinë. Në këtë rrugëtim tonin historik, gjejmë dhe vogëlsinë e kundërshtarëve historik – kundërshtarë të vjetër e të rinj pa dallim – që s’reshtin e që s’pushojnë së përbalturi lëvizjen më të madhe të shqiptarëve të Kosovës në gjithë historinë. Këtë përbaltje të tyre duhet ta kapërcejmë, jo duke u bërë si ta, sepse nuk jemi si ta, por duke gjetur e rigjetur njëri-tjetrin e duke ruajtur origjinalitetin tonë identitar e veprues.”

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për gjithë kontributin e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër për për punën, angazhimin dhe gjithë kontributin historik që nga dita e parë deri te kjo e sotmja kryetari Abdixhiku ndau Dekoratën më të lartë që e jep Lidhja Demokratike e Kosovës, Dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”, për Degën e LDK-së në Zvicër.

Nga Zvicra kryetari Abdixhiku dha një mesazh: “ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në Mërgatë. Le të bëhemi bashkë, le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjitha brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le ti japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë.” /Kosovatimes/

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times May 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenerali Sirski dërgon forcat rezervë për të mbrojtur Kurahov dhe Pokrovskoe në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Gjermania e arreston një oficer të ushtrisë, dyshohet se spiunonte për Rusinë
Delegacioni i BQK-së merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së
Gërvalla: Takimet trilaterale me Serbinë larg, të dorëzojnë Radoiçiqin
Hoti: Të rriten subvencionet, pesticidet e farërat janë rritur për 21%
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?