By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës
Lajme

Bislimi: Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/27 at 9:38 PM
Kosova Times Published September 27, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në “Konferencën Rajonale të Misioneve Norvegjeze në Evropën Juglindore”.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës. Agjenda evropiane për këtë vit është ambicioze ku shënojmë një vit të rëndësishëm pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe synimit për aplikim për anëtarësim në BE brenda këtij viti. Liberalizimi i vizave është një çështje që po trajtohet me përparësi dhe po punohet për të patur zhvillime pozitive dhe dinamikë të re në këtë çështje, për të cilën Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe po punon ngushtë me shtetet anëtare të BE-së.

Gjithashtu, gjatë vitit të fundit, është shënuar dhe progresi më i madh dhe i rëndësishëm në implementimin e reformave në fusha kyçe në kuadër të agjendës evropiane, kur jemi tashmë në vitin e gjashtë të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kosova është gati për sfida të reja, hapa të mëtejme dhe status më të avancuar në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Avancimi që ka njohur Kosova, ka shfaqur potencialin tonë për shtrirje më të gjerë të trajektores sonë të zhvillimit, përtej barrierave ekzistuese. Vendi ka njohur rritje me 17 pozicione në indeksin e Transparency International e po ashtu 17 vende në indeksin e lirisë së medias, World Freedom. Ndërkohë, sipas World Justice Project, për vlerësimin e sundimit të ligjit, Kosova është e 60-ta në botë dhe e para ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

U theksua dhe se vendi ynë po përballet me sfida të përbashkëta me vendet e tjera të BE-së dhe kontinentit evropian, siç është kriza e energjisë, si efekt i krijuar nga agresioni i pajustifikuar rus në Ukrainë.

Qeveria ka marrë masa për lehtësimin e krizës energjetike ku dhe janë ndarë në total përgjatë vitit mbi 100 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike me synim për të ulur ndikimin e rritjes së tarifave tek konsumatorët si dhe së fundmi 6 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, u theksua veçanërisht se Kosova është palë aktive dhe konstruktive, e përkushtuar në arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke.

Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl si dhe përfaqësuesit nga Misionet Norvegjeze në Evropën Juglindore për mikpritjen dhe diskutimin e frytshëm të zhvilluar në kuadër të konferencës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Kosova Times September 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: E zvogëlojmë praninë e policisë kur të largohen bandat kriminale

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Një djalë (15) në BiH hyri në një stacion policie, vrau një polic me thikë. Sulmi u shpall terrorizëm
Abdixhiku: Qeveria e Kosovës ndan unitetin politik në Maqedoni
Ministri Krasniqi pjesë e takimit regjional evropian në Itali
KMDLNj kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?