By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziku real nga agresioni ushtarak i Serbisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rreziku real nga agresioni ushtarak i Serbisë!
Opinion

Rreziku real nga agresioni ushtarak i Serbisë!

Kosova Times
Last updated: 2023/05/24 at 5:32 PM
Kosova Times Published May 24, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shkaqet e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë tashmë janë të qarta. Ajo, pra Serbia nuk është e kënaqur vetëm me themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive siç i garantojnë marrëveshjet e nënshkruara më 2013 dhe 2015 në Bruksel, por ajo po dëshiron diçka më shumë se kaq, po e synon ripushtimin e Kosovës me luftë.

Ultimatumi i 1 Qershorit, kërcënim serioz i Serbisë

Nga marrëveshjet paraprake dhe këto të fundit në Bruksel dhe Ohër, Serbia ja ka arritur qëllimit për krijimin e mini-shtetit serb në Kosovë, në njërën me Asociacionin dhe në tjetrën me kompetencat e zgjeruara territoriale dhe administrative të Kishave dhe Manastireve serbe.

Meqë ajo tani këto i ka në ‘grusht’, po bën obstruksione politike për të vazhduar tutje me agresionin e saj politik ndaj Kosovës, i cili shumë lehtë mund të kthehet edhe në agresion ushtarak.

Ultimatumi që serbët lokal i dhanë Albin Kurtit deri më 1 Qershor 2023, duket se është një paralajmërim i rrezikshëm për veprime terroriste në veri.

Që i bie se pas 1 Qershorit mund të ketë ripushtim me forcë të objekteve komunale, bllokim të serishëm të rrugëve dhe sulme terroriste ndaj organeve shtetërore, gjegjësisht ndaj njësive të Policisë së Kosovës në veri.

Përveç grupeve të armatosura serbe që gjenden në veri të Kosovës, jo shumë larg kufirit me Kosovën, Serbia ka traslokuar aeroplan ushtarak, tanke dhe artileri të rëndë luftarake, të cilat e presin vetëm sinjalin nga Beogradi.

Qëllimet pushtuese të Serbisë po i ndihmon edhe Albin Kurti me miopinë e tij politike

Dihet mirëfilli që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke e nuhatur mirë që nga takimi i parë në Bruksel papjekurinë politike të Albin Kurtit, e zhvendosi atë nga dialogu politik në atë teknik. Dhe kjo ndodhi praktikisht, që Albin Kurti nga kërkesa bazike për njohje reciproke rrëshqiti në dialog teknik për ‘Targat’ e makinave, e cila u bë pretekst që policët serb t’i hedhin uniformat e Policisë së Kosovës dhe bartësit e institucioneve komunale serbe u tërhoqën nga vendet e tyre të punës, të prirë nga Lista Serbe e cila u largua nga Parlamenti i Kosovës.

Evropianet me politikë hileqare ndaj Kosovës dhe Amerikanët më interes të madh në këtë pjesë të Ballkanit, po kërkojnë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke ushtruar presion vetëm ndaj Kosovës!

Pse ndodhë kështu?

Ndodhë pikërisht kështu për faktin se, pala jonë që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë ka lëshuar pe në çdo gjë që i është kërkuar, duke e humbur nga dialogu në dialog nga një pjesë të integritetit dhe sovranitetit politik.

Duke qenë se kjo është e vërtetë e pakontestueshme nga askush, asnjëherë BE-ja dhe SHBA-të nuk e kushtëzuan më Serbinë për asgjë.

Madje agjendën e dialogut në Bruksel nuk e kanë caktuar asnjëherë ndërmjetësit e BE-së në dialog por vetë Serbia, duke vendosur në tavolinën e bisedimeve atë që i duhej asaj për momentumin politik.

Sikur të kishte qenë qëllimi i mirë i palëve ndërmjetësuese në dialog që moti do të ishte zgjidhur “Nyja Gordiane” në veri të vendit dhe Kosova e pavarur do ta kishte marr të mbarën e zhvillimit ekonomik, të barazisë qytetare dhe progresit shoqërorë në përgjithësi.

Imitimi i “Zelenskit” në Ballkan, fatale për Kosovën

Pa u zgjatur në historikun e gjatë të dialogut të Brukselit, vetëm një herë është përmendur ‘shkëmbimi i territoreve’ me Serbinë nga ana e ish kryeministrit Hashim Thaçi, e cila hasi në kundërshtime të fuqishme nga ish opozitarët apo pushtetarët aktualë, të cilët asnjëherë në agjendën e tyre nuk e patën Luginën e Preshevës apo shqiptarët e Kosovës lindore.

Nuk ka përparime në dialog sepse nuk ka alternativë serioze nga lidershipi aktualë i Kosovës. E duke e parë këtë verbëri politike të krerëve shtetërorë të Kosovës, pse të mos merr Serbia territore pa dhënë asgjë!

Dualizmi i deklarimeve dhe i qëndrimeve të Albin Kurtit rreth dialogut me Serbinë është me rreziqe të mëdha për vendin. Albin Kurti në njërën anë pajtohet në dialog me Vuqiqin dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, siç ishte rasti i dakordimit për Asociacionin dhe Manastirin e Deçanit në Bruksel dhe në Ohër, kurse në anën tjetër kur është në pyetje implementimi i marrëveshjeve të arritura del kundër me deklarime bombastike para qytetarëve të vendit.

Kjo lojë e dyfishtë e Albin Kurtit mund ta ketë edhe anën tjetër të medaljes të cilën nuk e dëshiron askush nga ne, e cila do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës në fazën finale të dialogut dhe çdo imitim i Zelenskit nga ana e Kurtit mund të jetë fatale për shtetin tonë.

“Defender 23” janë ushtrime ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejtë 24 mijë ushtarë në të cilat po merr pjesë edhe FSK-ja. Nuk janë këto ushtrime të rastësishme, por për qëllim kanë parapërgatitjen për mbrojte nga ndonjë sulm eventual i Serbisë ndaj Kosovës.

You Might Also Like

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kosova Times May 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një muaj pa paga, Sindikata e PTK-së fton Prokurorinë të marrë masa

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Prokuroria Speciale konfirmon hetimet në Ministrinë e Bujqësisë
Kurti: Badivuku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë muzikore të Kosovës
Dukagjini konfirmon largimin e Dallkut
Policia rrugore: Zero tolerancë ndaj drejtuesve të motoçikletat dhe trotineteve të paregjistruar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?