By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026
January 8, 2026
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia sulmon Harkivin, luftime të ashpra edhe në Herson
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia sulmon Harkivin, luftime të ashpra edhe në Herson
Rajon / Botë

Rusia sulmon Harkivin, luftime të ashpra edhe në Herson

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 2:21 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Rusia ka kryer sulme ajrore në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv. Sulmet gjatë natës goditën një stacion trenash dhe shkaktuan ndërprerje të rrymës për më shumë se 18.000 amvisëri, thanë zyrtarët më 28 shtator.

Guvernatori i Harkivit, Oleh Synehubov, tha se forcat ruse kanë goditur me raketa të llojit S-300, që janë armë të dizajnuara për mbrojtje ajrore, por shpesh përdoren edhe për të goditur infrastrukturat civile në qytetet ukrainase.

Shërbimi i emergjencave në rajonin e Harkivit tha se shpërthimet kanë shkatërruar një trafo elektrike dhe po ashtu kanë goditur edhe një punëtori.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima, por kompania rajonale e energjisë elektrike tha se 18.500 konsumatorë në qarqet Shevçenkivski, Holodnogirski dhe Novobavarski, kanë mbetur pa furnizim me rrymë.

Sulmet në Harkiv vijnë pas një javë më parë u kryen sulme të ngjashme në një stacion trenash dhe në ndërtesat rezidenciale.

Luftime të ashpra po ashtu po vazhdojnë në rajonin e Hersonit, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në buletinin e përditshëm për luftën në Ukrainë.

Ministria britanike tha më 28 shtator se forcat ushtarake ruse në këtë zonë, të stacionuar në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnipro, po sulmojnë pozicionet ukrainase.

Inteligjenca britanike tha po ashtu se Rusia po përdor forcat e saj për të vazhduar përpjekjet për të përparuar afër Bahmutit në Donbas, pavarësisht se forcat e Moskës janë nën presion të madh në veri dhe jug të Ukrainës.

Luftimet e fundit vijnë teksa zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po përgatit një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh.

ShBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë ndihmuar me armë Ukrainën, qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti fqinj më 24 shkurt.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj merr pjesë në organizim

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Ferizaj, punime për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit
9 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA
Senati i UP-së e miratoi statutin e ri
Dy të plagosur mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?