By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’
July 19, 2025
Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë
July 19, 2025
Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje
July 19, 2025
Çitaku: Kemi parë barrikadim, qe 6 muaj s’flitet për nevojat e qytetarëve
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupi mercenar Wagner fillon të tërhiqet nga Bahmuti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grupi mercenar Wagner fillon të tërhiqet nga Bahmuti
Rajon / Botë

Grupi mercenar Wagner fillon të tërhiqet nga Bahmuti

Kosova Times
Last updated: 2023/05/25 at 3:38 PM
Kosova Times Published May 25, 2023
Share
SHARE

Grupi mercenar rus Wagner ka filluar të tërheqë forcat e tij nga qyteti ukrainas Bahmut dhe t’ua dorëzojë pozicionet e tij trupave të rregullta ruse, tha themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin në një video të publikuar të enjten më 25 maj.

“Ne jemi duke tërhequr njësitë nga Bahmuti. Nga ora 5 e mëngjesit të sotëm deri më 1 qershor, shumica e njësive do të transferohen në kampet në pjesën e pasme. Po ia dorëzojmë pozicionet tona ushtrisë”, tha ai.

Videoja u publikua në Telegram nga shërbimi i tij për media. Në të shihet Prigozhin i veshur me veshje luftarake duke qëndruar pranë një blloku apartamentesh të dëmtuar nga lufta.

Të shtunën, Prigozhin njoftoi kapjen e Bahmutit pas betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.

Në videon e fundit, Prigozhin, i cili ka kritikuar vazhdimisht publikisht zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse, tha se forcat e tij do të ishin gati të ktheheshin në Bahmut nëse ushtria e rregullt nuk ishte në gjendje të menaxhonte situatën.

Një ditë më parë ai tha se Wagner ka humbur mbi 20.000 luftëtarë në betejën për kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit.

Shifra e të vrarëve përbën 20 për qind të 50.000 të dënuarve rusë që ai rekrutoi për luftën në Ukrainë.

Ky numër i luftëtarëve të vrarë vetëm në betejën për Bahmutin është shumë i lartë krahasuar me numrin e ushtarëve që Rusia pretendon se i janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, përkatësisht Moska pretendon se që nga nisja e pushtimit në shkurtin e kaluar, i janë vrarë mbi 6.000 ushtarë.

Rusia ka pretenduar se ka shënuar fitore në Bahmut, por Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 24 maj se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë brenda Bahmutit.

Bahmuti gjendet në provincën e Donjeckut, që është një prej katër provincave që vitin e kaluar Rusia pretendoi se i ka aneksuar. Këto katër provinca janë pjesërisht në kontrollin e forcave të Moskës.

You Might Also Like

Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Kosova Times May 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Scholz: Duhet të ketë unitet mes Evropës e SHBA-ve mbi sigurinë e Ukrainës

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Trump në rast rizgjedhjeje: Diktator vetëm për një ditë?
Turqia arreston futbollistin izraelit që shprehu mbështetje për pengjet në Gazë
Biden: Amerikanë, a jeni gati të votoni për lirinë?
Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?