By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një strehë malore që përshtatet në mënyrë të përkryer në Alpe
November 5, 2025
Mister, influencuesja ‘Barbika reale ‘ vdes në moshën 31 vjeç pasi iu nënshtrua 27 operacioneve
November 5, 2025
Zjarr i tmerrshem ne Rusi: Shtatë persona humbën jetën, mes tyre katër fëmijë
November 5, 2025
November 5, 2025
November 5, 2025
5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
November 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet për katër palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raportohet për katër palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Raportohet për katër palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 2:23 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Të paktën katër palestinezë janë vrarë dhe 44 të tjerë janë plagosur gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në qytetin Jenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Forcat izraelite thanë se kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë, të cilët kishin shkuar që t’i arrestonin në një kamp refugjatësh që gjendet në Jenin. Të dy dyshoheshin për përfshirje në sulmet e fundit ndaj izraelitëve.

Kur ushtarët izraelit rrethuan shtëpinë në kampin në Jenin, u aktivizua një mjet shpërthyes dhe më pas trupat izraelite shkëmbyen zjarr dhe vranë dy palestinezët, tha ushtria e Izraelit.

Gjatë këtij operacioni, shpërthyen edhe luftime në kamp, teksa militantët hodhën gur dhe hapën zjarr ndaj trupave izraelite që po hynin në kamp. Gjatë këtyre përleshjeve u vranë edhe dy palestinezë të tjerë dhe u plagosën të paktën 44 të tjerë, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Partia Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abass, tha se një prej të vrarëve ishte një 24-vjeçar, zyrtar i inteligjencës palestineze, që u identifikua si Ahmed Alawneh. Partia Fatah bëri thirrje për protesta dhe grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor lidhur me atë që e cilësoi si “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Jenin gjendet në veri të Bregut Perëndimor dhe për një kohë të gjatë është konsideruar si bastion i milicisë palestineze dhe ky qytet shpesh ka qenë në qendër të dhunës midis palestinezëve dhe forcave izraelite. Këta të fundit, në mënyrë rutinore kryejnë operacione të arrestimeve në këtë zonë.

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i Abbasit, dënoi operacionin izraelit, duke thënë se “politika e përshkallëzimit e Izraelit” nuk do të prodhojë “legjitimitet, siguri apo stabilitet, qoftë në vendet e shenjta islame apo të krishtera, apo në Jenin”.

Pas një serie sulmesh palestineze pranverën e kaluar brenda territorit të Izraelit, ushtria izraelite shpeshtoi aktivitetet në Bengun Perëndimor.

Gjatë këtij viti, dhjetëra palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, duke bërë që viti 2022 të jetë më vdekjeprurësi në këtë territor të pushtuar që nga viti 2015.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në Luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Që atëherë ka ndërtuar mbi 130 vendbanime përgjatë këtij territori, ku jetojnë pothuajse 500.000 hebrenj. Palestinezët duan që Bregu Perëndimor – që banohet nga rreth 3 milionë palestinezë – të jetë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm.

Bisedimet e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve janë ndërprerë mbi një dekadë më parë.

You Might Also Like

Një strehë malore që përshtatet në mënyrë të përkryer në Alpe

Zjarr i tmerrshem ne Rusi: Shtatë persona humbën jetën, mes tyre katër fëmijë

Vritet biznismeni nga i dashuri i ish bashkeshortes

Kush është kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut?

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Scholz: Gjermania s’do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Raisi thotë se protestat mbarëkombëtare janë “mposhtur”
Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë
Alarm ne Moske,ushtria ne te gjitha anet, rebelohen te armatosurit
“NanoPress”: Shqipëria, destinacioni ideal për pushime edhe në shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?