By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar
Turizëm

Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar

Kosova Times
Last updated: 2023/05/28 at 5:52 PM
Kosova Times Published May 28, 2023
Share
SHARE

Në mënyrë që të mos shtrembërohet historia, kultura e traditat e vendit, institucionet relevante duhet të licencojnë udhërrëfyes apo ciceronë turistikë. Për shkak të moslicencimit të tyre, turistët e huaj po mundohen ta mësojnë historinë e Kosovës në mënyra të ndryshme. Kështu i thanë Radio Kosovës përfaqësues të Shoqatës së Turizmit dhe Unionit të Turizmit.

Kosova nuk ka ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar. Kjo po përbën shqetësim për shtrembërim të fakteve, interpretime të ndryshme të traditave e kulturave të vendit. Kështu i tha Radio Kosovës Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, i cili konsideron që sa më parë institucionet duhet të bëjnë licencimin e udhërrëfyesve të cilët janë të trajnuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Ne kemi pasur takim me institucionet relevante dhe e kemi shprehur si shqetësim dhe kemi kërkuar urgjentisht që sa më shpejt të krijohet ekipi dhe komisioni që të bëjë hartimin e këtyre politikave dhe të bëjë licencimin e ciceronëve. Ne kemi persona që janë të trajnuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por nuk janë të licencuar nga institucionet. Kërkohet sa më shpejt të bëhet kjo me qëllim që çdo grup që vjen, të ketë mundësi që t’i marrë këta ciceronë në shërbim dhe të mos sjellë ciceronë nga shtetet e tyre kur dihet se ata pastaj e interpretojnë qoftë historinë, kulturën traditën ashtu siç ata dëshirojnë”, ka thënë ai.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, po ashtu i tha radios tonë se ciceronët që vijnë nga shtete të tjera nuk mund ta interpretojnë historinë e Kosovës ashtu siç është. Ai tha se ka pasur raste kur ciceronë nga Maqedonia e nga Serbia kanë interpretuar ndryshe historinë e Kosovës. “Kosova nuk ka ciceronë akoma të licencuar të cilët do ta kishin obligim që turistëve që vijnë në Kosovë t’ua shpjegojnë historinë e trashëgiminë kulturore të Kosovës, por kjo bëhet shpeshherë nga ciceronë të Maqedonisë apo të Serbisë apo edhe nga vende të tjera. Prandaj duhet pasur kujdes sepse shtrembërohet historia e vendit por edhe te pjesa e religjionit. Ne e dimë që kishat në Prizren kanë qenë kisha katolike shqiptare, e ciceronët serbë e maqedonas thonë se janë kisha serbe. Kjo realisht nuk është e vërtetë”, është shprehur ai.

Vendet e tjera e kanë të rregulluar me ligj punën e ciceronëve. Në Shqipëri në rastin kur një shtetas i huaj do të ushtrojë profesionin e udhërrëfyesit turistik, përveç përmbushjes së kritereve të përcaktuara me ligj, ai duhet edhe të jetë rezident, për jo më pak se një vit, dhe të ketë njohuri bazë të gjuhës shqipe.

You Might Also Like

Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme

Shikoni zbritjen poshtë pistës më të gjatë të rrëshqitjes me slitë në Evropë: 60 minuta lumturie

20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026

5 trende që do të shënojnë vitin 2026: Mënyra se si udhëtojmë do të ndryshojë plotësisht

Alpinistët ngjitje në majën e Gjallicës të zbardhur nga dëbora

Kosova Times May 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superliga e basketbollit vjen sot me dy sfida të zjarrta

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh
Papunësi dhe mungesë punëtorësh
60% e fëmijëve në Bullgari lindin jashtë martese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?