By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, bllokohen rrugët
June 5, 2025
FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut
June 5, 2025
Tërnava për Kurban Bajram: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju
June 5, 2025
Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor
June 5, 2025
Spahiu uron besimtarët: Të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vënia e shtetit në rrezik nga Albin Kurti!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vënia e shtetit në rrezik nga Albin Kurti!
Opinion

Vënia e shtetit në rrezik nga Albin Kurti!

Kosova Times
Last updated: 2023/05/29 at 5:00 PM
Kosova Times Published May 29, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Pa dyshim, ai që ngritët kundër Amerikës, BE-së dhe NATO-s duhet të jetë më i forti ose më i krisuri në botë, ose duhet ta ketë ushtrinë më të fortë dhe më të përgatitur në botë ose duhet të jetë abnormal dhe sadist i llojit të vet, i cili është i gatshëm të shkelë mbi kufomat e policisë së shtetit që drejton për të kënaqur egon e vet personale!

Realitet i dhimbshëm për Kosovën

Sa do të drejta t’i duken veprimet e veta Albin Kurtit, duhet të jenë shqetësuese për kryeministrin e vendit tonë, kur të gjitha qendrat e vendosjes i kundërshtojnë ato dhe dalin hapur në përkrahje të serbe të Vuçiçit në veri të vendit!

Shqetësuese dhe e rrezikshme për vendin tonë është kur i dëgjon të gjitha shtetet mike të Kosovës të dalin në mbrojtje të serbëve të Kosovës!

Ky realitet i dhimbshëm për Kosovën nuk erdhi rastësisht!

E gjitha erdhi nga kryeneçësia e njeriut më të “fortë” në botë, Albin Kurtit, i cili asnjëherë dhe për asgjë nuk i përfilli kërkesat e miqve perëndimorë, në veçanti të ShBA-ve, të atyre që na shpëtuan nga shfarosja, na sollën lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë!

Është e shqetësuese kur i dëgjon të gjitha shtetet e QUINT-it pa përjashtim duke e dënuar ‘Qeverinë e Kosovës’ në vendosjen e kryetarëve të rinj (pa legjitimet zgjedhor) nën masa të dhunshme dhe me forca të mëdha policore.

Mjafton të dëgjosh deklaratat e zyrtarëve perëndimor pas ngjarjeve të fundit në veri për të kuptuar shkallën e rrezikut para të cilit ndodhet Kosova. Të gjithë janë në të njëjtën vijë të kundërshtimit, në të njëjtën vijë kundërshtuese janë edhe ato të qendrave tjera të vendosjes në botë, përkatësisht të NATO dhe SHBA.

Pra sipas zyrtarëve perëndimorë ‘masë e dhunshme’ konsiderohesh nëse ju imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.

Bojkoti i serbëve i filluar tashmë një kohë të gjatë nuk është zgjidhur me zgjedhje. Këtë e di fare mirë Albin Kurti i cili fillimisht nuk i dëgjojë ndërkombëtarët për problemin e shkaktuar me ‘Targat’ duke bërë veprime aventureske në veri. Këto veprime të pamatura politike, i dhanë një alibi serbëve në veri për tensionimin e situatës me barrikada dhe tërheqje kolektive nga institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, duke përfshirë prokurorët dhe gjyqtarët bashkë me të gjithë shërbyesit civil.

Albini sikurse që nuk i dëgjojë miqtë ndërkombëtar për çështjen e targave, nuk i dëgjojë as për mosmbajtjen e zgjedhjeve që nuk prodhojnë legjitimitet në veri. Duke e ditur mirë Albin Kurti që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë zgjedhur vetë, i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë. Serbia është duke e shfrytëzuar çdo hapësirë që Albin Kurti po ua mundëson me politikat e amatoreske dhe aventureske.

Albini më i forti apo më i krisuri në botë!?

Nuk e di dhe as që mund ta akceptojë “guximin” një kryeministri që injoron të gjitha shtetet mike, shtetet më të fuqishme të botës nga të cilat varet sovraniteti dhe ekzistenca e shtetit tonë në përgjithësi!

Të mos i dëgjosh dhe t’i kundërshtosh më të fortët e botës, duhet të jesh më i fortë se ata ose ndryshe, duhesh të jesh i krisur dhe abnormal!

Ndoshta Albinit i duket se e ka një inteligjencë tepër të lartë, por po (vet) mashtrohet keq, se “çdo herë ekziston dikush që është më inteligjent sesa ti” (F.Z). Në fakt, Albini nuk është më inteligjenti sikurse që nuk është më i forti në botë, për shkak se inteligjenca e një drejtuesi shtetërorë duhet të jetë në përputhje me forcën ushtarake dhe ekonomike që posedon shteti që drejton!

Vënia në rrezik e shtetit nga kryeministri janë pasojë e gjykimit të gabuar, paaftësisë qeverisëse, mungesës së ndërgjegjes dhe e dashurisë për vendin, nga mbivlerësimi i vetvetes apo mendjemadhësia e të qënurit në krye të qeverisë së një gjysmë shteti!

Nuk ka gjë më abnormale sesa të sillesh si superfuqi botërore pa u bërë akoma shtet! Nuk ka absurditet më të madh sesa t’i tregosh “muskujt” e një skeleti shtetërorë kundër një superfuqie botërore siç është Amerika dhe NATO!

Të ngrihesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat e tyre është njësojë sikur të ngrihesh kundër krijuesit (Zotit). E ai që ngrihet kundër krijuesit të shtetit të vet duhet të jetë i krisur dhe abnornal ose duhet të jetë i ngarkuar me mision për shkatërrimin e shtetit!

Pa Amerikën, jo vetëm Veriun, do ta humbim edhe shtetin në tërësi!

Çdo përplasje me ShBA-të do të jetë katastrofale për Kosovën!

Vënia e shtetit në rrezik nga Albin Kurti duhet të dënohet nga të gjithë!

You Might Also Like

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!

A eshte kjo gazetari ?!

Kosova Times May 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

EUFOR po përgatit një stërvitje të madhe ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë. Një pjesë e forcave do të jenë në kufirin me Kroacinë

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme
Bjellorusia rikthen dënimin me vdekje për tradhti të lartë për zyrtarët dhe ushtarakët
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan, ku u vranë 3 spanjollë
Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?