By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u martuan në Venecia. Ja si i “mirpret” qyteti
June 29, 2025
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
June 29, 2025
Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.
June 29, 2025
Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet
June 29, 2025
Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata në Japoni: Ndalja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, antikushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata në Japoni: Ndalja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, antikushtetuese
Rajon / Botë

Gjykata në Japoni: Ndalja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, antikushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 12:22 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Një gjykatë në Japoni konstatoi më 30 majn se moslejimi i martesës mes personave të gjinisë së njëjtë është antikushtetuese. Ky vendim u mirëprit nga aktivistët si një hap drejt barazisë martesore në Japoni, vendin e vetëm nga shtatë vendet më të industrializuara në botë (G7) që nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut të Nagojës ishte i dyti që konstatoi se ndalimi i martesave mes personave të gjinisë së njëjtë përbën shkelje të kushtetutës. Gjatë dy vjetëve të fundit, katër raste të tilla gjithsej janë trajtuar nga gjykatat në Japoni.

Kushtetuta e Japonisë thotë se martesa është midis një burri dhe një gruaje. Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e japonezëve përkrahin martesat e pjesëtarëve të komunitetit LBGTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Disa çifte të gjinisë së njëjtë kanë paditur me raste shtetin e Japonisë, duke thënë se ndalesa ndaj tyre për t’u martuar përbën shkelje kushtetuese.

“Ky vendim na ka shpëtuar nga dhimbja shkaku i vendimit të vitit të kaluar që thoshte se nuk kishte asgjë të keqe me ndalimin [e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë] dhe nga dhimbja që e kemi shkaku i asaj që vazhdon ta thotë qeveria”, tha avokatja kryesore në këtë rast, Yoko Mizutani.

Ajo i referohej një vendimi nga një gjykatë në Osaka vitin e kaluar që konstatoi se ndalimi nuk ishte në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Një gjykatë në Tokio më vonë e mbështeti ndalimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë, por tha se mungesa e mbrojtjes ligjore për familjet e krijuara nga personat e gjinisë së njëjtë përbën shkelje të të drejtave të tyre njerëzore.

Vendimi i 30 majit u prit me brohoritje nga aktivistë dhe mbështetës që valëvitnin flamuj me ylber jashtë gjykatës.

Megjithëse sondazhet tregojnë se rreth 70 për qind e publikut e mbështet martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, Partia Liberale Demokratike (LDP) konservatore në pushtet e kryeministrit Fumio Kishida i kundërshton këto martesa.

Megjithatë, më shumë se 300 komuna japoneze që kanë rreth 65 për qind të popullsisë i lejojnë çiftet e gjinisë së njëjtë të hyjnë në marrëveshje partneriteti.

Por, të drejtat e tyre janë të kufizuara. Partnerët e gjinisë së njëjtë nuk mund të trashëgojnë asetet e njëri-tjetrit ose të kenë të drejta prindërore për fëmijët e njëri-tjetrit. Vizitat në spital nuk janë të garantuara.

Mizushima tha se gjykata në vendimin e saj kishte theksuar se marrëveshjet e tilla të partneritetit nuk ishin të mjaftueshme.

Qeveria u zotua se do ta miratonte një ligj që promovonte “mirëkuptimin” e personave të komunitetit LGBTI+ përpara se ta organizonte samitin e G7, por kundërshtimi nga ligjbërësit konservatorë bëri që ligji të vonohej dhe një version jo i kënaqshëm u dorëzua në parlament vetëm një ditë para fillimit të samitit.

You Might Also Like

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku: Qytetarët nuk votuan për bllokadë

Kosova Times Kosova Times May 25, 2025
Kryebashkiaku i Parisit: Atletët rusë nuk do të jenë të mirëpritur në Lojërat Olimpike
Presidenti italian bënë thirrje urgjente për normalizim të raporteve Kosovës-Serbi
Kolona 200 metra e pritje deri në 40 minuta, gjendja në pikat kufitare
Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?