By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 12:26 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuara për një ligj të ri në Poloni, përmes të cilit krijohet një komision për hetimin e “ndikimit rus”. Kritikët thonë se Varshava do ta përdorë këtë organ për ta shtypur opozitën.

BE-ja është shprehur “veçanërisht e shqetësuar” nga lajmet për këtë ligj të ri, sipas të cilit komisioni i krijuar do të kishte kompetenca për t’ua ndaluar qytetarëve marrjen e posteve publike, tha më 30 maj komisionari i drejtësisë i bllokut evropian.

Brukseli shqetësohet se komisioni i ri mund të përdoret kundër gjyqtarëve të pavarur në Poloni dhe komisionari Didier Reynders shtoi se Komisioni Evropian “nuk do të hezitojë të marrë masa nëse është e nevojshme”.

Në një deklaratë të publikuar më 29 maj, Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se ishte “i shqetësuar nga miratimi i legjislacionit të ri nga qeveria polake, që mund të keqpërdoret për të ndërhyrë në zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Poloni”.

Departamenti amerikan i Shtetit tutje vuri në dukje “shqetësimet e shprehura nga shumë vëzhgues se ky ligj për të krijuar një komision për ta hetuar ndikimin rus mund të përdoret për ta bllokuar kandidaturën e politikanëve të opozitës pa një proces të rregullt”.

Më 29 maj, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, nënshkroi ligjin e kontestuar, duke mundësuar krijimin e komisionit që opozita e cilësoi si “antikushtetues” dhe “stalinist”.

Nëntë anëtarët e komisionit, të emëruar nga parlamenti, do të vendosin nëse individët që hetohen i janë nënshtruar ndikimit rus midis viteve 2007 dhe 2022 dhe do të vendosin dënimet për ta.

Qeveria nuk ka parashikuar asnjë proces ankimi për personat që shpallen fajtorë, të cilëve mund t’u ndalohet për dhjetë vjet marrja e posteve publike që kanë të bëjnë me financa publike dhe informacion të klasifikuar.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e Ficos

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Kazakistani ruan traditën me gjuetinë garuese të shqiponjave
Një 23-vjeçar ka denoncuar përdhunim nga tre burra – Ata ngarkuan një video në internet
Policia e heton një vdekje e dyshimtë në Kllokot
Austriaku thirrje NATO-s që të përgatisë një ndërhyrje kundër Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?