By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lista Serbe, thirrje protestuesve në Zveçan: Shpërndahuni rreth orës 16:00
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lista Serbe, thirrje protestuesve në Zveçan: Shpërndahuni rreth orës 16:00
Lajme

Lista Serbe, thirrje protestuesve në Zveçan: Shpërndahuni rreth orës 16:00

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 3:17 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, u tha serbëve të tubuar para ndërtesës së komunës, që të shpërndahen rreth orës 16:00. Ai i ftoi serbët që të dalin në një protestë paqësore të mërkurën.

Millosavleviq tha se serbët në veri të Kosovës do të protestojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre: tërheqja e njësive speciale të Kosovës dhe që kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të mos lejohen të hyjnë në ndërtesat komunale.

Për të dytën ditë me radhë, serbët në komunat në veri të Kosovës kanë protestuar. Më 29 maj, në Zveçan ata u përleshën me trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Nga përleshjet u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it dhe u raportua për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.

Autoritetet kanë arrestuar pesë të dyshuar për dhunën në Zveçan.

Millosavleviq kërkoi lirimin e tyre.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër “hyrjen me forcë” të krerëve të rinj komunalë dhe ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatën.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 30 maj kërkoi nga Kosova që të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, në mënyrë që, sipas tij, të ulen tensionet në këtë pjesë.

Paraprakisht, Qeveria e Kosovë ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësirat dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Kandidati i pavarur fitoi Strugen

Ditë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 18°C

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mjaft u morëm me hallet e botës – Koha për t’u fokusuar te siguria kombëtare

Kosova Times Kosova Times March 2, 2025
Kombajnerja 70 vjeçe që ngriti biznesin e nisur me një traktor
Drenica fiton ndaj Prishtinës me përmbysje të rezultatit
Izraeli thotë se sulmet hakmarrëse në Iran “përfunduan”
Escobar këtë javë në Kosovë dhe Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?