By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Turqi, burrat janë “të çmendur” për prezantuesen
October 3, 2025
Ministri lituanez jep dorëheqjen pasi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me pronësinë e Krimesë
October 3, 2025
13,000 derra vriten gjate nje sulmi rus
October 3, 2025
Çfarë po ndodh në Marok? Të miturit nisin protesta të dhunshme, ka te vdekur
October 3, 2025
Krasniqi e Lushtaku premtojnë mbështetje për të rinjtë në Skenderaj
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Borrell: Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE
Rajon / Botë

Borrell: Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 3:23 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën në Bruksel se Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE.

Ai këtë e tha duke folur në Bruksel para gazetarëve së bashku me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në selinë e BE-së prej kur është zgjedhur në postin e presidentit të këtij shteti.

Borrell ka falënderuar Malin e Zi për përshtatje me qëndrimet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë. Ai ka thënë se ka forca të cilave nuk i pëlqen kjo politikë e Malit të Zi dhe dëshirojnë ta destabilizojnë atë.

Prandaj, tha Borrell, BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Malin e Zi të përballet me këto sfida.

“Jetojmë në jetën e agresionit rus në Ukrainë dhe në këtë situatë është e domosdoshme të ruajmë orientimin strategjik të Malit të Zi për integrim në BE“, ka thënë Borrell.

Ai ka thënë se Mali i Zi duhet të punojë në reforma dhe të forcojë sundimin e ligjit dhe këtë ta bëjë jo për ta kënaqur BE-në por për nevoja të qytetarëve të sajë.

Presidenti Millatoviq ka shprehur po ashtu bindjen se Mali i Zi do të jetë shteti i ardhshëm anëtar i BE-së dhe se procesi i anëtarësimit do të përshpejtohet tash pasi është krijuar edhe një mbështetje më e madhe për këtë proces edhe në BE.

Ai, bashkë me përfaqësuesin e lartë Borrell e kanë përmendur faktin se vizita e parë e presidentit të ri bëhet në Bruksel si dëshmi se ky shtet e ka prioritet integrimin në Bashkimin Evropian dhe orientimin pro-perëndimor.

You Might Also Like

Ministri lituanez jep dorëheqjen pasi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me pronësinë e Krimesë

13,000 derra vriten gjate nje sulmi rus

Çfarë po ndodh në Marok? Të miturit nisin protesta të dhunshme, ka te vdekur

Trump i jep Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për të pranuar paqen, përndryshe shpall “ferrin”

Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kjo grua u bë hit në Serbi: “Kur sulmuam vëllezërit dhe motrat tona nga kombet e tjera në vitet ’90, menjëherë u bëmë një shoqëri e sëmurë. Tani lufta është kthyer në shtëpi.”

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
Osmani: Dëshmorët e UÇK-së, motiv i përhershëm për Republikën e Kosovës
Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj korrupsionit
Humbjet nga lufta tregtare midis SHBA-së dhe Evropës u vlerësuan në pothuajse 10 trilion dollarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?