By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i keq në Shqipëri, spitalet aktivizojnë urgjencën
November 18, 2025
Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë
November 18, 2025
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
November 18, 2025
Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi
November 18, 2025
Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me ShBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me ShBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij
Lajme

PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me ShBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 7:40 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e fundit që e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”. Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me ShBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme.

Po ashtu, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e grupeve kriminale të drejtuar kundër pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe Policisë së Kosovës, dhe veçanërisht kundër përfaqësuesve të mediave, të cilët janë penguar dhe sulmuar në kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të informimit të qytetarëve.

Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetje të plotë për kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët me përgjegjshmëri kanë treguar gatishmëri për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim, por edhe bëjnë thirrje për rikthimin e normalitetit për të mundësuar zbatimin e mandateve të tyre.

Edhe një herë, duke pasur parasysh peshën dhe kompleksitetin e situatës si dhe tensionet e ngritura në pjesën veriore të vendit, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës i bën thirrje Presidentes dhe Kryeministrit që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës vlerëson se situata e krijuar kërkon qasje të përgjegjshme të institucioneve të Kosovës e jo veprime populiste të momentit që mund të sjellin pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e çfarëdo manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cenon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë dhe që rrezikon të ketë pasoja afatgjata për shtetin tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti i keq në Shqipëri, spitalet aktivizojnë urgjencën

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari

Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

Bekim Jashari paralajmëron për mashtrues që po kërkon para në emrin e tij

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zbulohet spiuni kinez pas vizitës së Xi në Rusi

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Osmani e Lajçaku diskutojnë për zgjedhjet në veri
MSH: 548 raste të reja me tuberkuloz në Kosovë gjatë vitit 2024
Policia shqiptoi 2390 gjoba trafiku për 24 orë
350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?