By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti, Escobarit: S’mund të kemi kryetarë komunash me “Zoom”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti, Escobarit: S’mund të kemi kryetarë komunash me “Zoom”
Lajme

Kurti, Escobarit: S’mund të kemi kryetarë komunash me “Zoom”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 9:43 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës ka fajësuar për dhunën në veri të vendit “turmat fashiste” të kontrolluara nga qeveria e Serbisë fqinje dhe tha se ai kishte refuzuar një kërkesë të ShBA-së për të zhvendosur kryetarët e komunave të instaluar së fundmi nga zyrat e tyre zyrtare.

“Dje ishte shumë e rëndë, ishim shumë me fat që nuk humbi asnjë jetë”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes telefonit nga Prishtina të martën për “Guardian”. Ai tha se “disa” paqeruajtës të NATO-s ishin ende në spital.

Të premten, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken lëshoi një qortim jashtëzakonisht të fortë ndaj një aleati të ShBA-së, duke thënë se vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri ishte marrë “kundër këshillës” së ShBA-së dhe partnerëve evropianë dhe ka “përshkallëzuar ashpërsisht dhe në mënyrë të panevojshme tensionet”.

Kurti shprehu pakënaqësinë e tij për këtë deklaratë, duke e cilësuar atë si “lëmim” të Vuçiqit.

“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive”, tha Kurti, duke folur për “Guardian” në telefon nga Prishtina. “Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”.

Që atëherë, Kurti tha se kishte folur me Gabriel Escobarin, të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin. Ai tha se Escobari kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të ndryshme, ose t’i bënin ata të punojnë nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar.

“Nuk mund të kemi kryetar komunash në ‘Zoom’, ne jemi republikë demokratike”, tha Kurti. “Një republikë demokratike nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, shtoi ai.

Kurti këmbënguli se kryetarët e rinj do të vazhdojnë të punojnë nga zyrat komunale.

“Këta janë kryetarë administrativë, teknikë që janë të domosdoshëm për funksionimin normal të komunave… Unë e pranoj se legjitimiteti politik i këtyre kryetarëve është i ulët, por legjitimiteti i të tjerëve është zero”, tha Kurti në këtë bisedë.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Partizanët rusë publikuan një video të re: “Ne jemi ende në Rusi”. Ata po na granatojnë fort”

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Frontex kërcënon të shkurtojë fondet për Greqinë për shkak të akuzave për refuzim të emigrantëve
Kosovë-Turqi, bashkëpunim për përpunimin e metalit
Dita e finales së madhe Argjentinë-Francë
Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?