By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan
November 18, 2025
Shkurtimet e ndihmës nga Perëndimi mund të shkaktojnë 22.6 milionë vdekje
November 18, 2025
“Travel and Tour World”: Bum ekoturistësh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta
November 18, 2025
QKUK, dhjetëra mijëra pacientë janë trajtuar brenda 9-mujorit të këtij viti
November 18, 2025
Ndalohet kontrabanda me 600 kg djathë, veshmbathje e medikamente
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra
Rajon / Botë

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Kosova Times
Last updated: 2023/06/01 at 9:36 PM
Kosova Times Published June 1, 2023
Share
SHARE

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish sepse Rusia e ka bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia e ndërmjetësuan Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi midis Moskës dhe Kievit në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize globale ushqimore të rënduar nga pushtimi i Ukrainës, një eksportues i rëndësishëm global i drithërave, nga Rusia.

Rusia kishte rënë dakord në maj për një zgjatje dy-mujore të kësaj marrëveshjeje, por ka thënë se Iniciativa do të ndërpritet nëse nuk përmbushet një marrëveshje për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll (e cila mbikëqyr Iniciativën) ka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor për shkak të një refuzimi tjetër të pajustifikuar të delegacionit rus për ta regjistruar flotën e ardhshme për pjesëmarrje në Iniciativë”, tha ministria ukrainase në Facebook.

Tutje, Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës e Ukrainës tha se Rusia kishte regjistruar vetëm një anije hyrëse për inspektim në dy ditët e fundit dhe nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim, për të cilën ministria tha se ishte një “shkelje e rëndë” e Iniciativës.

Rusia nuk i ka komentuar ende pretendimet e zyrtarëve ukrainas.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se që nga mesi i prillit, Rusia ka “kufizuar në mënyrë të paarsyeshme” zbatimin e marrëveshjes së grurit.

Ata thanë se 50 anije janë duke pritur për inspektim në ujërat territoriale të Turqisë dhe se ata ishin të gatshëm të dërgonin 2.4 milionë ton ushqim shtesë jashtë vendit. Disa anije kishin pritur për inspektime për më shumë se 3 muaj.

Ministria kritikoi gjithashtu Rusinë se e ka bllokuar portin më të madh të Odesës, Pivdennyi, një nga tre portet e përfshira në nismën e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Më herët, Rusia i ka mohuar këto akuza, por u ka kërkuar të gjitha palëve në marrëveshjen e grurit që të zhbllokojnë eksportin e amoniakut rus në mënyrë që ai të mund të eksportohet nëpërmjet një tubacioni që shkon nga Rusia përmes territorit ukrainas në Pivdennyi.

Një burim i lartë i qeverisë i ka thënë Reuters se Kievi do të konsiderojë lejimin e amoniakut rus që të kalojë transit në territorin e tij për eksport me kusht që marrëveshja e drithërave të Detit të Zi të zgjerohet për të përfshirë më shumë porte ukrainase dhe një gamë më të gjerë mallrash.

You Might Also Like

Shkurtimet e ndihmës nga Perëndimi mund të shkaktojnë 22.6 milionë vdekje

Vuçiç i injoroi të gjitha paralajmërimet nga Perëndimi, tani përkulja ndaj Moskës ka sjelle faturen

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për forcat ndërkombëtare në Gaza dhe Komitetin e Paqes të kryesuar nga Trump

Reuters: Trump është gati të mbështesë sanksione të reja kundër Rusisë, por ka një kusht

Dy banorë të tjerë nga Shtëpia e Pleqve në Tuzla vdiqën, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 17

Kosova Times June 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guardiola pas eliminimit nga Carabao Cup: Jemi në telashe

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Osmani me presidentin Ruto: Kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës
Slloveni Vinçiç gjykon finalen Dortmund-Real
Të premten lansohet Programi Nacional ‘Sport në Shkolla’
Shega Hashani dhe Nahom Asgedom kampion të turneut “Dita e Pavarësisë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?