By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Davenport: Pa pjesëmarrjen e serbëve në institucione s’ka normalitet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Davenport: Pa pjesëmarrjen e serbëve në institucione s’ka normalitet
Lajme

Davenport: Pa pjesëmarrjen e serbëve në institucione s’ka normalitet

Kosova Times
Last updated: 2023/06/04 at 7:54 PM
Kosova Times Published June 4, 2023
Share
SHARE

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme.

Një deklaratë të tillë Davenport e ka bërë gjatë një interviste në RTK 2 me gazetaren Bojana Uzunoviq, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të fillimit të kanalit në gjuhën serbe në transmetuesin publik të Kosovës.

„Siç kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Sigurisht që edhe misioni ynë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim”, ka thënë Davenport.

Ai tutje ka thënë se situata në veri është shumë e tensionuar. “Edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, situata nuk është e qëndrueshme për kryetarët e zgjedhur nga një numër shumë i vogël votuesish. Nga ana tjetër, çdo dhunë është krejtësisht e papranueshme. Fatkeqësisht, pati përplasje dhe sulme në të cilat u plagosën policë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe gazetarë, në disa raste rëndë. Para së gjithash, duhet të ketë një qetësim të tensioneve dhe një shtensionim të situatës. Siç e kam thënë në disa raste, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme”, ka shtuar Davenport, transmeton RTKlive.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, ai ka thënë se Misioni i OSBE-së e përkrah këtë proces dhe ka qenë gjithashtu edhe i angazhuar aktivisht në aktivitete dhe projekte të ndryshme për zbatimin e asaj që është rënë dakord në dialog. Davenport ka thënë se formimi i Asociacionit është një nga obligimet e shumta në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, si dhe në përputhje me marrëveshjet e reja të shkurtit dhe marsit të këtij viti.

“Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që i përgjigjet të gjitha sfidave që kanë të bëjnë me këtë temë shumë komplekse, por edhe të gjitha detyrimet e tjera duhet të zbatohen në përputhje me të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog”, ka vijuar tutje Davenport.

Ai është shprehur optimist se procesi i dialogut Kosovë – Serbi do të përfundojë brenda këtij viti. “Sigurisht që shpresoj, mendoj se të gjithë e kemi këtë shpresë, por mbi të gjitha varet nga angazhimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me zbatimin e gjithçkaje që është rënë dakord. Më duhet të shtoj se duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme, e që lidhet edhe me proceset e anëtarësimit në BE”, është shprehur shefi i Misionit të OSBE-së.

Davenport po ashtu ka përgëzuar dhjetëvjetorin e punës së kanalit RTK2, teksa ka thënë se transmetuesi publik ka një detyrë shumë të rëndësishme për të ofruar informacion në kohë reale dhe të saktë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times June 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

SBAShK: Vendimi i MAShTI-t është gabim, vjet ka krijuar probleme

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Kjo është rregullorja e re e “Prishtina Parking” – do të fuqizohet me 22 janar
Moskoviti dënohet me pesë vjet “punë të detyrueshme” pse u deklarua për REL-in
SHBA njofton paketën e re të ndihmës ushtarake prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën
Kosova e Shqipëria diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?