By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rudolph: Procesi zgjedhor e përgatitjet për zgjedhjet duhet të jenë të lira
December 3, 2025
Rusët kanë ndaluar së shkuari masivisht në spitalet publike për shkak të mungesës së mjekëve dhe ilaçeve
December 3, 2025
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një plan për të hequr gradualisht gazin rus
December 3, 2025
Ambasada e SHBA-ve reagon pas mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhje
December 3, 2025
Mediat ukrainase: Takimi i Zelensky-t me Witkov dhe Kushner në Bruksel është anuluar
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, kanë frikë se është situata si në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, kanë frikë se është situata si në Ukrainë
Lajme

Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, kanë frikë se është situata si në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/04 at 10:03 PM
Kosova Times Published June 4, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ngriti këtë të diel disa pikëpyetje sa i takon situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

Krasniqi tha në Euronews Albania, se e gjithë situate e krijuar në veri të Kosovës, nuk sjell asgjë të mirë për vendin.

Sipas tij, Kosova shfaqet për herë të parë si një vatër krize në të gjitha mediat dhe kanë filluar të bëhen publike anulimet e para nga turistët që planifikonin ta vizitonin atë.

“Unë do dëshiroja të kishte diçka pozitive, por nuk mund të shikoj asgjë pozitive pasi për herë të parë pas shumë vitesh, e kemi Kosovën si vatër krize në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Tashmë kanë filluar të bëhen publike anulimet e vizitave të turistëve nga shtetet europiane gjithandej, duke u frikësuar mos vinë në një mini-Ukrainë.

Kemi një rebelim të organizuar nga grupet kriminale nga këto komuna dhe kemi për herë të parë një nivel kaq të rëndë të denoncimit dhe dënimit ndaj Kosovës nga partnerët kryesor”, tha Memli Krasniqi.

Krasniqi tutje tha se patjetër që kryetarët e komunave duhet të qëndrojnë në objektet ku janë zgjedhur për të shërbyer, por duhen parë edhe kostot e kësaj.

Sipas tij e gjithë situata është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, pasi ka marrë paralajmërime nga ShBA dhe Bashkimi Europian.

“A duhet që kryetarët të jenë në ato zyra? Absolutisht. A mundemi t’i dërgojmë kryetarët e komunave në ato zyra? Kjo po shikohet, me polici mundemi. Por nëse kostoja e këtij veprimi është shkatërrimi i raporteve të Kosovës, në radhë të parë me ShBA-në, ne duhet të bëjmë një pyetje racionale; a ja vlen barra qiranë? Aty nuk ka as punëtorë, as administratë.

Kemi pasur një kryetar në Leposaviq që mbeti i ngujuar 4-5 ditë në zyrë, i vetmuar, për asgjë. Cili është shërbimi ndaj qytetarëve? Kjo lëvizje po e dëmton Kosovën”, tha Memli Krasniqi.

You Might Also Like

Rudolph: Procesi zgjedhor e përgatitjet për zgjedhjet duhet të jenë të lira

Ambasada e SHBA-ve reagon pas mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhje

Sindikata e RTK-së me kërkesa për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës

Shtatë të arrestuar për përleshje mes vete në Podujevë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, në zonat malore reshje dëbore

Kosova Times June 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ekonomi

Ismaili i BQK-së në Departamentin e Thesarit në SHBA

Kosova Times Kosova Times October 17, 2025
Rama uron të gjithë shqiptarët: E ngjitëm Shqipërinë më lart se ndonjëherë
Sezoni turistik, Rama: Në Doganën e Qafë Thanës, masa për ambient mikpritës
Panik në Beograd për një nisim të re rajonale:
Prishtina u kthehet fitoreve, mund Prizrenin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?