By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i Kosovës mban të enjten dy seanca
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi i Kosovës mban të enjten dy seanca
Lajme

Kuvendi i Kosovës mban të enjten dy seanca

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 2:56 PM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahen dy seanca. Në seancën e parë nga ora 10:00 do të trajtohet vetëm një pikë e ajo është Ligji për zgjedhjet e përgjithshme. Kurse  e dyta që do të vazhdojë nga ora 11:00,  është seancë e rregullt.

Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se sa i përket kërkesës për përsëritje të zgjedhjeve në veri të vendit, u shpreh se dihen procedurat se si mund të bëhet kjo.

“Njëra është me dorëheqje të kryetarëve dhe tjetra është me mbledhje të nënshkrimeve të listës së votuesve dhe dorëzimi e shqyrtimi pastaj nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe vendosja për datën e zgjedhjeve”, tha Kusari –Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Gjithsesi ajo tha se mbetet të shihet se me çfarë forme, por se sipas saj, në çdo rrethanë, duhet parë forma demokratike e të parapa me ligj e jo në formën dhe mënyrën.

“Ajo çfarë nuk mund të pranohet është dhuna si standard të jetë ajo që ndryshon ose shtyn përpara kërkesat”.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, sa i përket situatës në veri të Kosovës, tha se qëndrimi i kësaj partie është që çdo vendim të merret në koordinim me ShBA-në.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri megjithatë nuk ka treguar nëse dy kryetarët e kësaj partie në veri do të japin dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët me ShBA-në, është e dhimbshme të kemi sanksione të tjera”, tha Tahiri, sipas të cilit, nuk duhet që të cenohet rendi kushtetues, sepse cenohet edhe pavarësia e vendit.

Sipas tij, kryeministri Kurti e ka reduktuar sovranitetin e shtetit së Kosovës në oborrin e katër komunave.

“Krejt çfarë ka bërë në këtë periudhë, e ka krijuar një kaos në veri të Republikës së Kosovës”.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo parti ka qenë e sinqertë me Qeverinë.

Megjithatë, ai shtoi se  Lista Serbe e as presidenti serb Aleksandar Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën.

“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi”, tha Tahiri, duke shtuar se Kosova ka institucionet e saj si shtet.

Sa i përket mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Tahiri u shpreh se janë në diskutim me dy partitë tjera opozitare.

Para mediave, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, doli edhe Ismet Krasniqi, Sekretar i Kuvendit të Kosovës, i cili të hënën u pensionua.

Ai falënderoi të gjithë pa përjashtim për bashkëpunimin dhe tha se është munduar që t’i këshillojë të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë.

“Për juve medie faleminderit për punën tuaj të drejtë, pa asnjë lëshim e reagim që ka dëmtuar punën tonë”.

Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e fundit për Krasniqin si sekretar

Me këtë rast kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, do të jetë prezent veç edhe në këtë mbledhje pasi që ai do të pensionohet.

Vetë Krasniqi shprehu  kënaqësinë me bashkëpunimin e e tij që kishte me të gjithë,  për 17 vjet  sa ai ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Kuvendit të Kosovës.

You Might Also Like

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Skandal punësimesh në M-NAV: 14 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë, reagon BDI

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Donald Suxho përzgjedhës i Kosovës U17 (vajzat)

Kosova Times Kosova Times November 17, 2022
Ministri meksikan dhe katër persona të tjerë humbën jetën në një përplasje helikopteri
Prokurorët diskutojnë lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë
Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për vrasjen në Bibaj
Garë me dron. Roli i dronëve në luftën ruso-ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?