By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”
Lajme

Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 8:14 PM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

“T’du qashtu qysh je!” është motoja e Javës së Krenarisë këtë vit në Kosovë, që nisi më 5 qershor dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e komunitetit LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Kosovë.

“Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionalem janë më se të nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”, thuhet në uebfaqen e përbashkët të organizatorëve të Javës së Krenarisë, Prishtina Pride.

Në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL), Blert Morina, dhe përfaqësues të ambasadave të huaja.

Osmani tha se megjithëse Kosova ka bërë përparime të shumta ndër vite në promovimin e barazisë për personat e komunitetit LGBTI+, mbetet “ende shumë e shumë punë për të bërë”.

“Personat LGBTI+ janë padiskutim ende shënjestër e dhunës, diskriminimit dhe stigmatizimit, që vazhdojnë të mbesin pengesë për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët – ndërtimin e një shoqërie më të barabartë për të gjithë”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që motoja dhe eventet e Javës së Krenarisë kanë në qendër temën e dashurisë, duke e quajtur atë si “kusht të lirisë”.

Morina nga organizata CEL u shpreh i zhgënjyer që deputetët e Kosovës nuk votuan pro projektkodit civil që do ta mundësonte martesën mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ati tha se“për njerëzit LGBTI asgjë nuk vjen me lehtësi, përveç prej shtypjes” dhe se “ligjin e bëjnë homofobët”.

“Duam dhe kërkojmë liri nga shtypja dhe përçmimi i përditshëm i përditshme i individëve LGBTI, kërkojmë liri edhe nga shpërfillja dhe”, tha Morina, i cili tha se si trans-burrë është përballur vetë me mungesë të lirisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se i ka bërë përshtypje guximi i aktivistëve që luftojnë për të drejtat e komunitetit LGBTI+ në Kosovë, duke shtuar se ShBA-ja mbështet përpjekjet e tyre.

Java e Krenarisë do të mbyllet më 10 qershor me Paradën e Krenarisë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë në orën 17:00 dhe me koncertin përmbyllës “Krejt bashkë!” në Pallatin e Rinisë në orën 19:00.

Gjatë javës, në Prishtinë do të organizohen diskutime, shfaqje artistike, festa, konferenca për ta shënuar këtë javë.

Përveç CEL-it, organizatë të Javës së Krenarisë janë edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Mbrojtësit e të Drejtave Civile (CRD).

Parada e Krenarisë do të mbahet për herë të shtatë në Prishtinë. Në vitet paraprake, ky organizim kishte kaluar pa incidente.

Në paradat e kaluara, aktivistët kanë bërë vazhdimisht thirrje që të lejohet martesa midis personave me gjini të njëjtë – gjë të cilën në Kosovë e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për Familjen.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti niset për në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit

Kosova Times Kosova Times August 27, 2023
Arrestohet një person, ngacmoi nëpërmjet rrjeteve sociale një grua
Një grua kanoset me jetë nga ish i dashuri
Netanyahu përfundon marrëveshjet e koalicionit me ekstremin e djathtë
Davies ‘shuplak’ Realit e City-t: Ndihem rehat në Bayern Munich
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?