By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Javë vendimtare për Kosovën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Javë vendimtare për Kosovën!
Opinion

Javë vendimtare për Kosovën!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/07 at 11:36 AM
Kosova Times Published June 7, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Zakonisht jemi mësuar të themi dita “D” para çdo procesi të rëndësishëm politik, por kësaj radhe kemi të bëjmë me javën më kruciale, më historike dhe më vendimtare për Kosovën që nga Konferenca e Rambujesë e vitit 1999 e deri më sot.

Raportet me ShBA-në, fondamentale për Kosovën

Afatet e përcaktuara nga ana e ndërmjetësit të dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht e emisarit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për kryeministrin Albin Kurti, janë pak më tepër se afatizim, janë kryqëzim, pasi i ka dhënë vetëm dy ditë afat që të pajtohet me kërkesat e ShBA-së.

“Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”.

Escobar tha prerazi, se “nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara, do të ketë pasoja në raportet mes ShBA-së dhe Kosovës…”.

Kostoja e prishjes se raporteve me ShBA-të mund të jetë e lartë për Kosovën.

Ruajtja e raporteve të mira me ShBA-të, me gardianët pavarësisë së shtetit tonë është çështje fondamentale për të ardhmen e shtetit tonë.

Mos përmbushja e kërkesave amerikane nga ana e kryeministrit mund të çojë në një zhvillim të ri politik, e ai mund të jetë organizimi i një konference ndërkombëtare në të cilën do të merren vendime pa e pyetur fare Kosovën dhe Serbinë.

Pas së cilës konferencë mund të nxjerrët një rezolutë e re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e cila do t’i përcaktojë qartë kompetencat e Asociacionit dhe sovranitetit e shtetit të Kosovës konformë rrethanave të reja politike.

Një ndarje e tillë arbitrare e sovranitetit nuk do t’i shkon për shtati Kosovës në asnjë rrethanë.

Dilemat e Kurtit, sa të arsyeshme, po aq sfiduese për Kosovën

Pranimi i kërkesave të parashtruara nga amerikanët nuk duhet kuptuar si dobësi, por si pragmatizëm politik të Albin Kurtit. Në të kundërtën çdo mospërfillje e atyre kërkesave do të jenë tepër sfiduese për Kosovën.

Albin Kurti ndodhet para dilemës “Hamletiane”, të pranojë rënien e imazhit para qytetarëve të vendit për të mirën e shtetit apo të mbetët këmbëngulës në qëndrimet e tij politike, duke e dëmtuar rëndë të ardhmen e shtetit!

Sipas mendimit tim, më mirë është për Albin Kurtin që ta pranojë opsionin e parë duke i pranuar rekomandimet dhe kërkesat e parashtruara sesa të cilësohet si person i dëmshëm dhe i padëshiruar nga perëndimi.

Kreministri Kurti nuk ka shumë kohë për t’u menduar, andaj pa humbur kohë duhet ta zgjedhë njërën prej dy zgjidhjeve. Pasi ndodhet në pikën e pakthim ku duhet të pozicionohet në një njërën nga dy rrugët njëkahëshe!

Unë pres nga kryeministri i vendit tim, që të jetë pragmatik në vlerësimin e situatës dhe i arsyeshëm në marrjen e vendimeve para këtij momentumi politik dhe situatës në të cilën ndodhet shteti i Kosovës pas zhvillimeve të fundit. Çdo gabim eventual i Albin Kurtit në këto momente mund të jetë fatal për shtetin e Kosovës!

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times June 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Republikën Çeke dhe Sllovaki, në 55-vjetorin, kujtohet pushtimi sovjetik

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
Kurti publikon foto me bashkëshorten në ndërrimin e motmoteve
Kyqyku: Rënia e çatisë, fajtor mund të jetë kualiteti dhe punimi i dobët
S’fiton Juve
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë uji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?