By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump zhgënjyer me Putinin
January 10, 2026
Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza
January 10, 2026
Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont
January 10, 2026
Suedia ka një zgjidhje të shkëlqyer për pastrimin e rrugëve dimërore
January 10, 2026
Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kosova, shtet i xhudos”, Kryeministri Kurti: Majlinda, kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > “Kosova, shtet i xhudos”, Kryeministri Kurti: Majlinda, kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë
Sport

“Kosova, shtet i xhudos”, Kryeministri Kurti: Majlinda, kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/07 at 6:37 PM
Kosova Times Published June 7, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në demonstrimin e xhudos nga Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi, në sallën sportive “Minatori”, në Mitrovicë.

Në këtë aktivitet i cili zhvillohet në kuadër të programit “Kosova, shteti i xhudos” dhe ka për qëllim promovimin e vlerave dhe sportit të xhudos, kryeministri Albin Kurti shprehu kënaqësinë dhe nderin që në atë mes ishte e pranishme e arta e parë e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Rrugëtimi i Majlindës përgjatë karrierës së saj sportive sipas kryeministrit është shndërruar në simbol të shpresës dhe të përkushtimit në Republikën e Kosovës e anembanë botës, kështu duke u bërë sinonim i inspirimit dhe i suksesit për secilin prej nesh. Me këtë rast, ai konsideroi se virtytet e saj e bëjnë atë një kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri vlerësoi lart edhe kontributin e trajnerit të xhudos Driton Kuka, i cili që nga viti 2009 i ka sjell Kosovës mbi 200 medalje nga arenat ndërkombëtare sportive, 87 të arta, përfshirë edhe 3 medaljet e arta olimpike. Kësisoj, sporti i xhudos dhe Toni, Majlinda, Distria e Nora, janë pjesë e pandashme e historisë tonë kolektive për shtetndërtim, zhvillim e suksese, të cilat shërbyen si motiv që sot të iniciohet programi “Kosova, shtet i xhudos”.

Nën praninë e nxënësve të shkollave të ndryshme mitrovicase, kryeministri Kurti njoftoi këta ta fundit se me vitin e ri shkollor, do të fillojë integrimi i xhudos në orët mësimore, me ç’rast nxënësit do të fillojnë të ushtrojnë sportin e xhudos nëpër shkollat e tyre. Bindshëm ky vendim do të mundësoj që në secilën shkollë të identifikohen shumë talente të cilëve do të ju ofrohet mundësia të ndjekin rrugën e Majlindës drejt sukseseve kulminante.

Në fund, kryeministri përcolli falënderimet e tij për të artën Majlindë, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe për të gjithë të pranishmit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Kosova Times June 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përtej njerëzores

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
‘Termokos’ shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit
Një ditë afat për ndryshimin e emrave nxitës të klubeve bullgare
Samiti `Rruga jonë drejt BE`, Rama pret liderët e Ballkanit
Limaj bën thirrje për front të përbashkët demokratik: Ta heqim këtë helm nga populli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?