By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumenteve të klasifikuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumenteve të klasifikuara
Rajon / Botë

Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumenteve të klasifikuara

Kosova Times
Last updated: 2023/06/08 at 3:09 PM
Kosova Times Published June 8, 2023
Share
SHARE

Ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidhur me disa dosje të klasifikuara që ai kishte në posedim edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhe, raportojnë media amerikane.

Vendimi i prokurorëve federalë për ta njoftuar ish-presidentin amerikan se po zhvillohen hetime penale sugjeron se ai së shpejti mund të përballet me akuza lidhur me këtë rast.

Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trumpin, i cili aktualisht po bën fushatë për t’u bërë president i SHBA-së edhe një herë.

Prokurorët kanë qenë duke e hetuar transferimin e dosjeve konfidenciale në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago të Floridës që nga viti i kaluar.

Kjo pronë ishte kontrolluar në gusht të vitit të kaluar, kur ishin sekuestruar 11.000 dokumente, përfshirë rreth 100 të etiketuara si dokumente të klasifikuara. Disa prej tyre cilësoheshin top sekret.

Në një intervistë të dhënë më 7 qershor, Trump mohoi të i ishte thënë se ai përballet me një aktakuzë për këto dokumente.

Kur u pyet nga New York Times nëse i ishte thënë se ndaj tij po zhvillohej një hetim federal, Trump tha se “duhet ta kuptoni” se ai nuk ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorët.

CNN, ABC Neës dhe Politico të gjitha raportuan mbrëmjen e 7 qershorit se Trump ishte njoftuar se ndaj tij po zhvillohej një hetim penal.

Këto media thanë se ky veprim i prokurorëve sinjalizon se akuzat mund të ngrihen së shpejti, por se është gjithashtu e mundur që një personit, të cilit i është thënë se është nën hetime, të mos i ngrihet aktakuzë.

New York Times citoi dy njerëz të njohur me këtë çështje të kenë thënë se njoftimi erdhi nga zyra e Jack Smith, i cili më parë shërbente si prokuror i specializuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, tha se një burim i afërt me Trumpin i kishte konfirmuar se ndaj ish-presidentit amerikan po zhvilloheshin hetime penale, por nuk e kishte konfirmuar nëse ai kishte marrë njoftim zyrtar për këtë gjë.

Ky lajm vjen pasi prokurorët gjetën një regjistrim audio të Trumpit, në të cilin ai pranonte se ka mbajtur një dokument të klasifikuar edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Detajet e dokumenteve që mund të kenë qenë në posedim të Trumpit mbeten të paqarta. Dokumentet e klasifikuara zakonisht përmbajnë informacione që zyrtarët mendojnë se mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare nëse bëhen publike.

Është kundër ligjit të SHBA-së që zyrtarët federalë, përfshirë presidentët, të transferojnë ose mbajnë dokumente të klasifikuara në një vend të paautorizuar.

Në fillim të kësaj jave, anëtarët e ekipit ligjor të Trumpit u takuan me hetuesit në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.

Trump, i cili kryeson në sondazhet për të qenë kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024, ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka cilësuar hetimin e departamentit të drejtësisë si “të motivuar politikisht” dhe një “gjueti shtrigash”.

Çdo aktakuzë lidhur me dokumentet e klasifikuara do të vinte pasi Trump u bë ish-presidenti i parë që u akuzua për krim në SHBA, pasi ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore për një pagesë për ta blerë heshtjen e një ylli të pornografisë.

You Might Also Like

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë

Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius

Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein

Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë

Kosova Times June 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Handanoviq: Nuk kemi dëgjuar nga pala ruse as një plan dhe as një program për NIS-in

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
Vendet e BE-së po përgatiten të njohin talebanët dhe të hapin ambasada në Afganistan
Numri i të vdekurve nga bombardimet e qytetit Tokmak është rritur në dhjetë
Bisedimet SHBA-Ukrainë kanë dështuar. Kështu po reagon bota ndaj kësaj
Xi foli për planet e Kinës – Putin tha se ato janë në harmoni me ato ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?