By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet një vrasës i dyshuar në Britani pas gjetjes së tre trupave të pajetë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet një vrasës i dyshuar në Britani pas gjetjes së tre trupave të pajetë
Rajon / Botë

Arrestohet një vrasës i dyshuar në Britani pas gjetjes së tre trupave të pajetë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/13 at 8:17 PM
Kosova Times Published June 13, 2023
Share
SHARE

Tre persona janë gjetur të vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në Notingam, pasi një furgon ka tentuar që t’i shtypë. Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura.

Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore.

Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia.

Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë.

“Jemi në fazën e parë të hetimit dhe duhet të përcaktojmë motivet pas këtyre sulmeve”, tha ajo.

Ajo shtoi se aktualisht nuk besojnë se ndonjë person tjetër është përfshirë në këtë incident.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, falënderoi ekipet emergjente që trajtuan këtë “incident tronditës” në Notingam, që është shtëpi e më shumë se 320.000 banorëve.

Policia u thirr pak pas orës 04:00, pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugën Ilkeston, që gjendet në jug të qytetit.

Banorët raportuan se kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë parë një burrë dhe grua të re duke u therur, para se sulmuesi – që sipas dëshmitarëve ishte “një person me ngjyrë i veshur me rroba të zeza” – u largua nga vendngjarja.

Në rrugën Magdala u gjet edhe trupi i pajetë i një burri, tha policia.

Ndërkaq, sipas autoriteteve tre persona që u goditën me furgon në rrugën Milton, janë duke marrë trajtim mjekësor.

Personat që u shtypën me furgon ishin duke pritur në një stacion autobusi, thanë autoritetet britanike.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times June 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Cila është simbolika e frutit për të cilin Zelenski mbërriti në atë qytet? (

Kosova Times Kosova Times November 17, 2022
Votimet në Hungari, test për masat e Orbanit për “sovranitetin”
Rashiq: E rëndësishme që grantet të përfundojnë në duart e duhura
Në Bashkortostan, përleshje me policinë pas vendimit ndaj një aktivisti
Musk publikon “Përbindëshinë”: Një makinë që do të “shkatërrojë” biznesin e makinave…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?