Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e brendshem Xhelal Svecla kanë mbajtur nje konferencë shtypi pas mbledhjes se Këshillit të Sigurios. Kurti deklaroi veprimi i djeshëm i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik.
“Rasti i ndjeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe qëllim për përshkallëzim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-përshkallëzim dhe normalizim”, tha Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë se kanë folur për “veprimin agresor të Serbisë dje” dhe situatën e përgjithshme të sigurisë, sidomos në veri.
Kurti tha se Serbia nuk ka ndryshuar, ndërsa e vlerësoi të çuditshme sjelljen e ndërkombëtarëve.
“Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”, tha Kurti.
Për shkak të rastit të djeshëm, Kurti tha se institucionet e sigurisë “e kanë rritur nivelin e gatishmërisë”, ndërsa tregoi se janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve me targa serbe, për shkak të sigurisë.
“Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse”, tha ai dhe u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë “që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përveç Kurtit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e të tjerë.
Kurti tha se dyshojnë se “ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkovic – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”. Lune u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut. Sveçla e përshkroi atë si organizator të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një komunikim për mediat foli për rrëmbimin e 3 policëve nga forcat serbe ‘Kobra’.
Gjatë fjalës së tij Kurti ka prezantuar një hartë, nëpërmjet të cilës shpjegoi zonën ku u rrëmbyen policët e Kosovës.
Gjithashtu ai theksoi se ngjarja ndodhi në ‘thellësi të territorit të Kosovës’ dhe se sipas tij KFOR ka parë gjurmë të çizmeve dhe prangave, por element të cilat nuk janë përmendur deri tani, -thotë ai.
“Vendi ku ka ndodhur ngjarja është 1 km, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës. Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOF, policia e Kosovës dhe aty janë gjetur gjurmë të çizmeve, këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne. Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim, nuk del KFOR-i”, theksoi ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka bërë thirrje urgjente për lirimin e tre zyrtarëve policorë që u kidnapuan dje brenda territorit të Kosovës.
“Kidnapimi është zhvilluar sipas një plani të planifikuar nga njësiti special antiterror dhe njësiti special i ushtrisë së Serbisë, Kobra në zonën kufitare Bare/Tresav në komunën e Leposaviqit”, tha ai.
“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune”.
Sveçla tha se Kosova në javët e fundit është përballur me tentativa për destabilizim.
“Javëve të fundit Kosova është përballur me tentativa për destabilizim të vendit, e përshkallëzim të situatës në veri. Këto tentativa urdhëresat i kanë në Beograd, te fqinji ynë armiqësor ndaj nesh që qasjen e tillë e përsërit në mënyrë konstante”.
“Ne nuk do të ndalemi e nuk do të zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë, kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”.
“Ne jemi në të drejtën tonë dhe do të veprojmë sipas ligjit dhe principeve të demokracisë”. “Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e saj”.