By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tavolinat e zbrazëta n’Gjakovë dhe poshtërimi i shtetit n’Veri!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Tavolinat e zbrazëta n’Gjakovë dhe poshtërimi i shtetit n’Veri!
Opinion

Tavolinat e zbrazëta n’Gjakovë dhe poshtërimi i shtetit n’Veri!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 1:44 PM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pa dyshim, lajmi më i keq i javës është anulimi i mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, e cila ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë. Ky veprim i njëanshëm i kryeministrit shqiptar, Edi Rama erdhi në ditët më të vështira që po kalon Kosova nga përfundimi i luftës e deri më sot.

Niveli më i ulët kombëtar

Kur pritej që më 14 qershor, në qytetin e Gjakovës do të uleshin sërish përballë në takimin e tyre të nëntë në përpjekje për të vazhduar me bashkëpunimin mes dy shteteve të të njëjtës kombësi, tavolinat mbetën të zbrazëta: Kjo erdhi nga një vendim i papritur dhe paparashikuar nga ana kryeministrit të shtetit shqiptar.

Anulimi i mbledhjes së nëntë mes dy qeverive është tregues i mjaftueshëm se marrëdhëniet e dy vendeve janë në nivelin më të ulët historik. Për fat të keq veprimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë të koordinuara dhe të sinkronizuara me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe mbështetësit e tij evropian.

Kjo përveqse alarmante për situatën në të cilën ndodhet vendi, është një simbolikë dhe mesazh i keq, është edhe tronditës për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Maqedoni, Mal të Zi dhe për të gjithë mërgimtarët që jetojnë në Diasporë.

Nën arsyetimin absurd të Edi Ramës, “në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, takimi mes dy qeverive nuk mund të mbahej në formatin e parashikuar”, ky edhe një herë e dëshmojë veten se është në të njëjtën linjë me Vuçiçin dhe pro-serbët evropian.

Ky vendim për anulimin e mbledhjes nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama erdhi si hakmarrje për hedhjen poshtë nga ‘Qeveria Kurti’ dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të rekomanduar nga ana e Beogradit.

Takimi mes dy qeverive tona do të ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për trajtuar me seriozitetin më të madh kombëtar dhe me urgjencë situatën në veri të Kosovës, për të ndërmarrë hapat dhe veprimet e koordinuara si dy shtete të një kombi të ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha një shekull më parë.

Anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare duhet shikuar përtej aspektit politik, pra duhet shikuar nga aspekti i homogjenizimit kombëtar. Nëse deri dje ishim një hap prapa, sot jemi 10 hapa pas, kurse nesër mund të jemi me qindra kilometra larg idesë së bashkimit kombëtar.

Kidnapimi i policëve, moment reflektimi i partive politike

Si pasojë e ndarjeve dhe përçarjeve tona të brendshme, Serbia po na provokon dhe po tallet me ne njëkohësisht. “Të keqja nuk ka kufij” (popullore), i tillë ishte edhe kidnapimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës. Shtrirja për tokë e policëve është poshtërim i skajshëm i shtetit tonë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë arrestuar nga forcat e uniformuara të Serbisë dhe se kjo është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin një ditë parë të serbit Millun Millenkoviq. Kjo e paraqet aktin më brutal të agresionit ndaj shtetit tonë.

Kjo situatë e rëndë dhe të turpshme nuk guxon të përdoret nga partitë opozitare për sulm ndaj ‘Qeverisë Kurti’ dhe as për fushatë elektorale, por duhet unifikuar i gjithë spektri politik si një trup i vetëm për t’i dhënë përgjigjen e merituar Serbisë dhe për t’i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë ashpër agresionin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, për shkak se ky nuk është rasti i parë dhe as nuk do të jetë as i fundit!

Sikur të ndodhte e kundërta, e kidnapimit të pjesëtarëve xhandarmërisë serbe nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, menjëherë do të ngrihej në këmbë e tërë bota, do të mbahej mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ne do të ndëshkoheshim ashpër nga “bota demokratike”.

Kidnapimi i tre policëve shqiptarë nga xhandarmëria e Serbisë duhet të jetë moment reflektimi dhe unifikimi i forcave politike shqiptare, e jo shfrytëzim për konsum politik ditorë nga ana e pushtetit dhe opozitës, për shkak se të njëjtën situatë tashmë e përjetuan të dy palët, pra poshtërimin e përjetuam të gjithë pa dallim.

Bashkëndjejë shqetësimin tim personal me familjet e policëve të kidnapuar, duke ju dhënë forcë dhe kurajë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë, duke uruar që më të dashurit e tyre të ju kthehen që sa më parë shëndosh dhe mirë në familjet e tyre.

You Might Also Like

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vritet një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në Austri

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Izraeli ka rifilluar sulmet në Rripin e Gazës pas një armëpushimi dy mujor. Më shumë se 200 njerëz vdiqën
Arrestohet një polic me dyshimet për dhunë ndaj të miturit
Osmani: Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë
OKB-ja me inspektime bërthamore pas pretendimeve ruse për “bombat ndotëse”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?