Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh indinjatë të thellë me ngjarjet e fundit të tensionuara në Veriun e Kosovës dhe kjo do të krijon dëme të thella ekonomike, politike, diplomatike, investuese dhe sociale në Kosovë.
“Vuçiqi e goditi shtetin e Kosovës me arrestimin e tre policëve kosovar në territorin e Kosovës ku konsiderojmë se ishte shkelje flagrante e integritetit territorial të Kosovës ku përgjegjësin për këtë e kanë Institucionet Ndërkombëtare siç është KFOR dhe Policia e Kosovës, veprimi i Xhandarmërisë Serbe duhet të dënohet nga institucionet më të larta vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë BE dhe ShBA”.
Sipas tyre Kryeministri Kurti mori vendim hakmarrës ndaj ekonomisë së Serbisë ku ndaloj të gjitha importet me produkte serbe si dhe te gjitha maunat me tabele të këtij shteti dhe kjo do të dëmton thellë ekonominë e Serbisë e cila vitin e kaluar ka pas shkëmbime tregtare me Kosovën rreth 430 milion euro.
“AKB kërkon nga institucionet ndërkombëtare të ShBA-ve dhe BE-së që të hyjnë fuqishme në ndërmjetësim për shtensionimin e situatës së rënduar mes dy vendeve Kosovë-Serbi të cilat janë më shumë populliste dhe elektorale se sa reale dhe në dëme të bizneseve, qytetarëve dhe konsumatorëve”, thekson AKB.
Ata nënvizojnë se veprimet e fundit janë frikësim dhe largim i investitorëve potencial të cilët për çdo ditë janë më pak, prandaj AKB është e shqetësuar për investimet dhe komunitetin e Biznesit i cili po rendohet nga dita në ditë qoftë ne periudhat e kaluara si Pandemi, Kriza ekonomike globale, Lufta Ukraine- Rusi dhe së fundi tensionimi në Veri. /Kosovatimes/