By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për dhunimin sërish të 11 vjeçares në strehimore, RrGK kërkon përgjegjësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për dhunimin sërish të 11 vjeçares në strehimore, RrGK kërkon përgjegjësi
Lajme

Për dhunimin sërish të 11 vjeçares në strehimore, RrGK kërkon përgjegjësi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/17 at 10:26 AM
Kosova Times Published June 17, 2023
Share
SHARE

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon përgjegjësi institucionale për dështimin në mbrojtje të viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Duke u mbështetur në emisionin hulumtues “Udhëve” të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës të premten në mbrëmje, ku u bë publik edhe një dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, ndaj të miturës 11 vjeçare, e cila ishte e strehuar në strehimoren e sigurisë së lartë, e vetmja strehimore shtetërore nën Ministrinë e Punëve të Brendshme, rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin e thellë për dështimin institucional në mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore brenda hapësirave të kësaj strehimoreje.

“Dhunimi i një vajze 11 vjeçare brenda një strehimore të sigurisë së lartë shfaq hapur dështimin dhe neglizhimin institucional. Përveç dështimit të qartë në rehabilitimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore, institucioni ngarkon viktimat me vepra penale dhe përsëritjen e traumatizmit” deklaron RrGK-së.

Kjo organizatë rikujton se derisa 11 vjeçarja u dhunua në Parkun e Arbërisë nga pesë persona të ndryshëm, e njëjta u dërgua në strehimore për rehabilitim.

“Gjatë periudhës kur ajo është dashur që të rehabilitohet dhe të marrë ndihmën e nevojshme për të tejkaluar traumat nga dhunimi, pikërisht në institucion rehabilitues ajo dhunohet përsëri”, deklaron Rrjeti i Grave të Kosovës.

Ky rrjet deklaron se vajza tjetër që ka qenë e strehuar aty për të njëjtin qëllim të rehabilitimit, ngarkohet me vepër penale të dhunimit.

“Kjo tregon qartë dështimin institucional për të ofruar siguri të plotë për viktimat e dhunës me bazë gjinore”.

RrGK kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të shkarkojë menjëherë personat përgjegjës nga strehimorja e sigurisë së lartë dhe të njëjtit të bartin pasojat për veprën penale që ka ndodhur brenda institucionit të tyre.

“Gjithashtu, RrGK kërkon nga Prokuroria që të hetojë rastin me seriozitet dhe të sigurojë që viktima të marrë shërbimet e nevojshme. Është e rëndësishme që drejtësia të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të gjithë përgjegjësitë për këtë vepër penale të përballen me ligjin dhe të ndëshkohen me përgjegjësi të plotë. RrGK po ashtu bën thirrje që gjatë punës me të miturën të ketë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme”.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times June 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Disa viktima nga sulmet e Rusisë në rajonin e Harkivit

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
Vdes personi që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë
“Vuçiç – sundimtari i fuqishëm serb – anon drejt Perëndimit, mërzit Moskën”: Gazetari britanik për litiumin në Serbi
Nisin punimet në stadiumin e Hajvalisë
Senatori amerikan pret që Trump të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Putin refuzon të negociojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?