By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti bën nderime te Parku Memorial “Të Pagjeturit” te Biblioteka Kombëtare: “Kërkojmë të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti bën nderime te Parku Memorial “Të Pagjeturit” te Biblioteka Kombëtare: “Kërkojmë të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë”
Lajme

Kurti bën nderime te Parku Memorial “Të Pagjeturit” te Biblioteka Kombëtare: “Kërkojmë të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/17 at 3:33 PM
Kosova Times Published June 17, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë nderime te Parku Memorial “Të pagjeturit” në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe. 

Me këtë rast, ai vendosi lule të freskëta pranë kësaj pllake pikërisht në 80-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, të rrëmbyerin me dhunë nga forcat serbe, për të cilin edhe sot nuk dihet gjë për fatin e tij.

Kryeministri në vazhdimësi por edhe sot, përmendi e rikujtoi 1617 qytetarët e Kosovës të zhdukur me dhunë për të cilët tha se kërkojmë të vërtetën, drejtësinë e përgjegjësi.

Lidhur me këtë, ai po ashtu njoftoi se Andin Hoti, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur dhe njëherësh i biri i Ukshin Hotit, i ka dërguar edhe një letër Presidentit të Serbisë, me ç ‘rast kërkohet përgjegjësi.

“Përkitazi me këtë e duke u bazuar në marrëveshjen e dakorduar në Bruksel në takimin e 2 majit, edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, i cili është edhe i biri i Ukshin Hotit, i ka shkruar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kërkon prej tij hapjen e arkivave, posaçërisht të dokumentacionit të klasifikuar, por duke mos u kufizuar tek ai, të brigadës së motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash në rajonin e Drenicës”, tha kryeministri Kurti.

Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar dhe kërkon përgjegjësi për të pagjeturit tanë që, siç tha kryeministri, i mungojnë gjithë popullit e shoqërisë.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

Pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, te pllaka, e cila përkujton të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë, pra të rrëmbyerit me dhunë, unë vendosa lule të freskëta sot me 17 qershor, kur kremtojmë 80-vjetorin e lindjes së Profesorit Ukshin Hotit, i cili ka datë të lindjes, por jo të vdekjes, sepse edhe vet është i rrëmbyer me dhunë nga forcat e Serbisë dhe për fatin e të cilit nuk dimë gjë as sot e kësaj dite.

Janë 1617 qytetarë të vendit tonë të cilët të gjithëve na mungojnë dhe për fatin e të cilëve kërkojmë edhe të vërtetën, edhe përgjegjësinë por edhe drejtësinë.

Përkitazi me këtë, e duke u bazuar në marrëveshjen e dakorduar në Bruksel në takimin e 2 majit, edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, i cili është edhe i biri i Ukshin Hotit, i ka shkruar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kërkon prej tij hapjen e arkivave, posaçërisht të dokumentacionit të klasifikuar, por duke mos u kufizuar tek ai, të brigadës së motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash në rajonin e Drenicës.

Pra ne angazhohemi si institucione dhe kërkojmë përgjegjësi për të pagjeturit tanë të cilët i mungojnë jo vetëm familjeve, por gjithë popullit e shoqërisë tonë.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë për tri komuna në veri

Në selinë e LDK-së, Abdixhiku takon mërgimtarët

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

23 vatra zjarri brenda 6 orëve në Kosovë, 11 ende aktive

Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit

Kosova Times June 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina mban të pandryshuar strategjinë për zhvillim

Kosova Times Kosova Times July 21, 2024
Kloucek: Fitorja e ekstremit të djathtë në Austri është një kërcënim për stabilitetin në gjithë rajonin
Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin
Kreu i inteligjencës ukrainase njoftoi sulme ndaj “objektivave kritike ushtarake” të Rusisë
Oslobodjenje e Sarajevës: Vuçiq i drejtohet publikut pothuajse çdo ditë duke u shtirur si viktimë dhe duke theksuar se populli serb është “objektivi” i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?