By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina raporton për luftime të ashpra në lindje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina raporton për luftime të ashpra në lindje
Rajon / Botë

Ukraina raporton për luftime të ashpra në lindje

Kosova Times
Last updated: 2023/06/18 at 4:00 PM
Kosova Times Published June 18, 2023
Share
SHARE

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se luftime të ashpra janë zhvilluar ditën e kaluar në Bahmut, Liman, Avdijivka dhe Marjinka në Donjeck. Ai raportoi për 26 përleshje të armatosura në këtë zonë.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat ruse gjatë 17 qershorit kanë kryer mbi 40 sulme ajrore dhe 51 sulme me raketa.

“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka kryer 43 sulme ajrore, 51 me raketa ndaj pozicioneve të trupave tanë dhe ndaj zonave të banuara”, tha ushtria.

Ndaras, guvernatori rajonal, Serhiy Lysol, tha se ushtria ruse ka sulmuar gjatë natës rajonin jugor të Dnipropetrovskit me dy dronë Shahed, të prodhimit iranian. Ai tha se forcat ukrainase kanë shkatërruar dronët.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se për shkak të luftimeve të ashpra në Zaporizhja Oblast, në perëndim të Donjeckut dhe përreth Bahmutit, si Rusia, ashtu edhe Ukraina po pësojnë humbje të mëdha në njerëz. Humbjet e Rusisë me gjasë janë në nivelet më të larta që nga piku i arritur gjatë betejës për Bahmutin në mars, tha ministria britanike.

Ndërkaq, zyrtarët ukrainas thanë se numri i viktimave nga shkatërrimi i digës Kahovkla më 6 qershor është rritur. Edhe 29 persona raportohet se kanë vdekur si rezultat i vërshimeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës në territoret e pushtuara nga Moska.

Mbi 3.600 persona janë evakuuar nga zonat e vërshuar në rajonin e Hersonit dhe Mikolajivit, ndërkaq 31 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Kievi e ka akuzuar Moskën se ka vendosur mina në digë dhe qëllimisht e shkatërruar atë për të vërshuar rajonin e Hersonit, me qëllim të ngadalësimit të kundërofensivës së trupave të Ukrainës.

Gazeta amerikane, New York Times, raportoi se provat sugjerojnë se shkatërrimi i digës është bërë nga Rusia.

You Might Also Like

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Kosova Times June 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shala: Prokuroria Speciale duhet të nisë hetimet ndaj ish ministres Haradinaj

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA
Diplomatët: BE-ja nuk arriti të binte dakord për paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?