By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri
January 9, 2026
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero
January 9, 2026
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punëtori i MTS, Urosh Vukashinoviq, i arrestuari për sulme ndaj mediave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Punëtori i MTS, Urosh Vukashinoviq, i arrestuari për sulme ndaj mediave
Uncategorized

Punëtori i MTS, Urosh Vukashinoviq, i arrestuari për sulme ndaj mediave

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 12:02 PM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Mediat në Beograd kanë raportuar se i arrestuari sot nga Policia  e Kosovës, i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq, që ndodhën dy ditë më parë, është 28 vjeçari, Urosh Vukashinoviq.

Duke iu referuar deklaratës së kompanisë së telekomunikacionit, Telekom Serbia, ky person është punëtor i MTS, që vepron legalisht në veri të Kosovës, bazuar në marrëveshjen e Brukselit.

Megjithatë, Telekom Serbia në deklaratën zyrtare, nuk ka sqaruar se punëtori i saj është arrestuar nga Policia e Kosovës, por ndalimin  tij e ka përshkruar si rrëmbim nga persona të panjohur.

“Punëtori i MTS-së, Urosh Vukashinoviq, është rrëmbyer sot në afërsi të Leposaviqit”, shkruan në deklaratën e Telekom Serbisë.

Aty shkruan se Vukashinoviq (28 vjeç),  është i punësuar në kompaninë MTS, “bijë e Telekom Serbisë”.

“Ai është rrëmbyer mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në afërsi të Leposaviqit derisa po udhëtonte për në punë”, pretendon Telekom Serbia.

Sipas deklaratës së Telekom Serbisë, Vukashinoviq është marrë  nga një veturë tip “Volksëagen” e bardhë pa shenja të dukshme.

“Për momentin nuk dihet se ku është çuar Urosh Vukashinoviq dhe kush e ka rrëmbyer, por kemi frikë se ky është një sulm tjetër ndaj serbëve”, deklaroi Telekom Serbia, duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur punonjësin e saj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka sqaruar disa orë më parë se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor.

Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Policia thotë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Ndaj këtij arrestimi, ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas tyre, Urosh Vukashinoviq është arrestuar nga Policia e Kosovës kur është nisur për në punë sot herët në mëngjes. “Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit, ishin me rroba civile, madje njëri prej tyre ka vozitur një veturë me targa KM”, shkruan në deklaratë.

Kjo zyrë pretendon se nuk bëhet fjalë për ndonjë kriminel, por për një djalë 28-vjeç, i cili i ka shkuar me qetësi në punë, duke e ditur se nuk kishte asnjë faj.

 

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qytetarët e Kosovës ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times July 10, 2025
Mbi 50 të vdekur nga nxehtësia në Indi
VIDEO: Kapur momentin e shpërthimit në qendrën tregtare në Tajvan. Pesë të vdekur
Përmbytje e madhe në Grand Canyon. Shpëtuan 100 persona, u gjet trupi i një malësori
“Gjermania mbështeti Kroacinë, britanikët dhe francezët përkrahën Serbinë” Sekretari i famshëm amerikan i Shtetit foli pas 32 vitesh për fillimin e luftës në Jugosllavi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?