By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë
January 31, 2026
Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit
January 31, 2026
Imri Ahmeti kërkon të lirohet nga pozita e Sekretarit të LDK-së
January 31, 2026
Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi
January 31, 2026
Të shtëna me armë në Prishtinë, tre të lënduar jo nga arma
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U shënua 70-vjetori i themelimit të Institutit Albanologjik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U shënua 70-vjetori i themelimit të Institutit Albanologjik
Lajme

U shënua 70-vjetori i themelimit të Institutit Albanologjik

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 3:22 PM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar dhe në mësin e folësve në Akademinë solemne për 70-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik.

Me një fjalë rasti, para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se jeta dhe veprimtaria e Institutit ishte e lidhur ngushtë me fatin e popullit që e përfaqësonte, me fatin e popullit shqiptar.

Kryeministri Kurti, duke kujtuar themeluesit e Institutit Albanologjik, vendimi i të cilit u shpall më 29 korrik 1953, tha se të merresh me të kaluarën, do të thotë të hedhësh dritë në të tashmen dhe në të ardhmen.

Instituti Albanologjik u bë institucioni i parë kërkimor-shkencor, që do të merrej vetëm me studimin e kulturës shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve pas Luftë së Dytë Botërore. Nga ky vështrim Instituti Albanologjik paraqet Institutin e dritës, sidomos për shqiptarët e Kosovës dhe për ata të trojeve të tjera nën ish-Jugosllavi.

“Veprimtaria jetëshkurtër e Institutit, në fazën e parë, hapja në vitin 1953 dhe mbyllja në dhjetor të 1955, ishte tregues i qartë i ballafaqimeve të pandalshme të shqiptarëve me politikën shoviniste serbomadhe të kohës, në krye të së cilës ishte ministri i atëhershëm, i Brendshëm, Aleksandër Rankoviq, që përpiqej me çdo kusht ta bënte sa më të rëndë jetën e shqiptarëve. Kjo politikë që synonte të kthente në ferr jetën e tyre, e bënte këtë në mënyrë që të detyronte sa më shumë shqiptarë të shpërnguleshin nga trojet e tyre”, tha Kryeministri.

Ai më tutje theksoi se data kur është hapur Instituti për herë të parë, 29 korrik 1953, është saktësisht në 40-vjetorin e Konferencës së Londrës.

“Pra, thua se është treguar, që pavarësisht padrejtësisë së copëtimit të shqiptarëve, ka diçka që është e pandalshme dhe që jo vetëm vazhdon, por edhe bëhet institucion”, u shpreh ai.

Instituti Albanologjik, e ka pësuar politikën e kohës, por Instituti Albanologjik e ka kombëtarizuar edhe politikën edhe kohën, sidomos sot, kur ballafaqimi me gjuhë e me vlera të huaja kulturore është aq i madh e aq sfidues dhe kur kemi një rikthim të revizionizmit në histori dhe të gjeopolitikës në glob, Instituti Albanologjik pa dyshim që do të vazhdojë të jetë në qendër të zhvillimeve shoqërore, kulturore, linguistike e pse jo edhe politike të shtetit tonë e të kombit tonë, shtoi ndër të tjera kryeministri Kurti, duke thënë se përkrahja nga Qeveria dhe institucionet e Shtetit për Institutin, nuk do të mungojë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit

Imri Ahmeti kërkon të lirohet nga pozita e Sekretarit të LDK-së

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi

Të shtëna me armë në Prishtinë, tre të lënduar jo nga arma

Qytetarët e Shkupit protestojnë në mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shënohet 27 Prilli, Dita e të Pagjeturve

Kosova Times Kosova Times April 27, 2025
Abdixhiku: Ia kam lënë në duar anëtarësisë, LDK do të dal më e unifikuar
Ramush Haradinaj takim me Ramën në Tiranë: I kërkova të ndihmojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar
Krasniqi: Urat janë për t`i lidhur qytetarët
`Pri Fest` publikon listën e filmave të kategorisë `Best Pitch`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?