By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arabia Saudite premton mbështetje në sektor rrugor dhe shëndetësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Arabia Saudite premton mbështetje në sektor rrugor dhe shëndetësi
Financa

Arabia Saudite premton mbështetje në sektor rrugor dhe shëndetësi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 3:57 PM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë fundjavës zhvilloi një takim me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Z. Khalid Al-Falih, i shoqëruar nga Shefi Ekzekutiv i Fondit Saudit për Zhvillim Z. Sulltan Al-Marshad, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Z. Faisal Ghazi Hifzi.

Gjatë takimit, dy palët shprehën vlerësim të lartë për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministri Murati theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Mbretëria e Arabisë Saudite për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, si objektiv i rëndësishëm infrastrukturor që do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Tutje, Ministri Murati theksoi edhe rëndësinë e krijimit të linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve nga Kosova drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe anasjelltas, që do të ndihmonte në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit në mes të dy vendeve.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia dhe nevoja për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ashtu që të përmirësohet infrastruktura shëndetësore dhe të ngritët kualiteti i shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Nga ana e tij, Ministri Al-Falih bëri të ditur vullnetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Kosovën me investime në sektorët e lartpërmendur, si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Ai shprehu përkushtimin e thellë për të forcuar partneritetin ndërmjet dyja vendeve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Në bregun e Adriatikut: A është kjo pishina më e bukur natyrore në botë?

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Macron dhe von der Leyen, trysni presidentit kinez në lidhje me tregtinë
Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, 2 mijë aplikime
Ahmeti: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Kreu i ushtrisë britanike: Rusia ka humbur gjysmën e potencialit të saj luftarak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?