By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus
December 19, 2025
Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’
December 19, 2025
Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’
December 19, 2025
Mëngjes në hotele me çmime të ulëta – luks praktik për grupe me një çmim të përballueshëm
December 19, 2025
Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxhaj: Procesi politik riintegron komunitetin serb dhe largon bandat nga veriu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxhaj: Procesi politik riintegron komunitetin serb dhe largon bandat nga veriu
Lajme

Hoxhaj: Procesi politik riintegron komunitetin serb dhe largon bandat nga veriu

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 6:50 PM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hoxhaj, priti në takim delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i cili po qëndron në vizitë në Republikën e Kosovës në kuadër të Grupit të Miqësisë Austri Kosovë.

Delegacioni nga Parlamenti i Austrisë ishte në përbërje prej znj. Carmen Jeitler – Cincelli – kryetare e Grupit të Miqësisë, z. Andreas Minnich, znj. Petra Wimmer, z. Markus Leinfellner, znj. Nikolaus Scheraka – anëtarë, Lukas Mussi – nënkryetar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Parlamentin e Austrisë, Matthias Urrisk – këshilltar i kryetares së Grupit të Miqësisë.

Fillimisht nënkryetari Hoxhaj e vlerësoi si shumë pozitive këtë vizitë Grupit të Miqësisë nga Austria e cila po realizohet në kohën e duhur, kur Kosova ka nevojë për Austrinë mike.

Znj. Carmen Jeitler-Cincelli gjithashtu shprehu mirënjohje për programin interesant të organizuar për delegacionin ku përfshihen edhe takimet me Kryeministrin e Presidenten.

Nënkryetari Hoxhaj falënderoi Austrinë për gjithë mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Ai pohoi se populli i Kosovës gjatë historisë është rreshtuar në anën e duhur politikisht por edhe u mbështet nga vende mike siç është Austria.

Hoxhaj falënderoi gjithashtu Ambasadën e Austrisë në Kosovë, e cila ka punuar shumë dhe ka mbështetur shumë Kuvendin e Kosovës, por shtoi se Kosova ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik, arsimor dhe kulturor me Austrinë.

Ai tha se “Austria është ndër vendet e BE-së që zor mund të gjendet me mbështetjen dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, prandaj nuk është rastësi që ekziston Grupi i Miqësisë Kosovë-Austri”.

Znj. Carmen gjithashtu shprehu kënaqësinë që në Kosovë ka interes të madh të mësohet gjuha gjermane.

Temë kryesore ishte situata në komunat veriore të Kosovës dhe si mund të stabilizohet ajo. Delegacioni austriak shprehu gatishmërinë që të kontribuojë dhe ta mbështesë Kosovën në cilëndo fushë që kërkohet.

Duke e bërë shtetin serb dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, përgjegjës kryesor për dhunën në veri, Hoxhaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës.

Nënkryetari Hoxhaj tha se mbështetja e Austrisë dhe vendeve të BE-së do të ishte shumë e mirëseardhur për të stabilizuar situatën në veri, por sipas Hoxhajt, edhe Qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë me partnerët amerikanë dhe evropianë për të shtensionuar situatën dhe përmes procesit politik në veri të vendit të riintegrohet komuniteti serb dhe largohen bandat nga veriu.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur e miqësore ku u trajtuan tema konkrete për zhvillimin e vendit.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian

Krasniqi thotë se krerët e komunave në veri dje vepruan kundërligjshëm

Mbyllje e përkohshme e pjesshme e rrugës `Muharrem Fejza`

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Dogana grumbullon 1.6 miliardë euro, 9.5% më shumë se në 2022

Kosova Times Kosova Times December 29, 2023
Agjenti i BIA-s dënohet me pesë vjet burgim për spiunazh
Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë
Limaj: Jemi tepër të vonuar, të ulemi e të bëjmë marrëveshje politike
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?