By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O`Donnell: “Defender Evropë” merr në konsideratë edhe situatën në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > O`Donnell: “Defender Evropë” merr në konsideratë edhe situatën në veri
Lajme

O`Donnell: “Defender Evropë” merr në konsideratë edhe situatën në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/20 at 9:44 AM
Kosova Times Published June 20, 2023
Share
SHARE

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe “DEFENDER Evropë 23” merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës.

DW: Kolonel O’Donnell, stërvitja ushtarake shumëkombëshe “DEFENDER Evropë 23” është duke u zhvilluar në një situatë kur bota ka ndryshuar për shkak të agresionit brutal të Rusisë kundër Ukrainës. Si po e reflekton kjo manovër ushtarake këtë situatë?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, që më shpesh quhet “DEFENDER 23”, demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënonin paqen në Evropë si edhe mbrojtur kontinentin nga agresioni. Stërvitja demonstron gjithashtu përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur shkallën, aftësinë dhe ndërveprueshmërinë mes ushtrive të tyre.

DW: Në veri të Kosovës vazhdon situata e tensionuar. A po e merr “DEFENDER Evropë 23” në konsideratë këtë situatë dhe një përshkallëzim të saj potencial?

Martin O’Donnell: Ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë bën përditë stërvitje në këto dy kontinente. Në këtë mënyrë ne i marrim në konsideratë situatat në afro 100 vende, përfshirë edhe Kosovën.

DW: A mund të rikthehet Kosova në “DEFENDER Evropë 23” pas përjashtimit të saj, nëse situata do të normalizohet?

Martin O’Donnell: Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Pavarësisht përfundimit të hershëm stërvitja konsiderohet një sukses pasi trupat nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në gjendje të ushtrojnë aftësi ushtarake dhe të forcojnë ndërveprueshmërinë gjatë gati dy javëve të stërvitjes ushtarake.

DW: Çfarë rëndësie strategjike ka DEFENDER 23 për sigurinë rajonale?

Martin O’Donnell: Stërvitja tregon përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur nivelin e aftësive dhe ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tyre. Sikurse thashë më parë, “DEFENDER 23” demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur trupa dhe pajisje të besueshme luftarake me shpejtësi, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënojnë paqen e Evropës dhe mbrojtur kontinentin nga agresioni.

DW: Çfarë konfliktesh dhe krizash të mundshme lidhur me sigurinë dhe paqen në Evropë, mund të ndodhin në kontekstin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës?

Martin O’Donnell: Do të ishte e papërshtatshme për mua të spekulloja mbi situata hipotetike.

DW: Cili është kontributi i Gjermanisë në “DEFENDER Evropë 23”?

Martin O’Donnell: “DEFENDER Evropë 23” përbëhet nga tri stërvitje ushtarake të veçanta, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën: Reagimi i Shpejtë, Reagimi i Menjëhershëm dhe Përmirësimi i Përfshirjes së Trupave Shumëkombëshe Luftarake (Saber Guardian). Për reagimin e shpejtë, Gjermania siguroi dy avionë Airbus A400 të Forcave Ajrore Gjermane për të lëvizur personelin dhe pajisjet nga Brigada e 11-të Ajrore e Forcave të Shpejta.

DW: Pse Komanda e forcave ushtarake amerikane në Evropë (US EUCOM) zgjodhi Shqipërinë për herë të dytë si vend pritës për një stërvitje kaq të madhe ushtarake?

Martin O’Donnell: Shqipëria ka një histori të gjatë angazhimesh të gjera me NATO-n, duke përfshirë kontributin në stërvitjet e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Kjo komandë vlerëson vendimin e Shqipërisë për të rritur ndjeshëm pjesëmarrjen e saj në stërvitjet shumëkombëshe në shkallë të gjerë, duke përfshirë organizimin e stërvitjes “DEFENDER Evropë 2021 dhe 2023” si edhe ofertën e Shqipërisë për të pritur sërish stërvitjen “DEFENDER Evropë 2025”. Kryesisht si rezultat i koordinimit të jashtëzakonshëm mes qeverisë së Shqipërisë, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, që ka pasur një partneritet të zyrtarizuar me Shqipërinë që nga viti 2001, marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Shqipëri është jashtëzakonisht e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë.

DW: Çfarë ka vënë në dispozicion Shqipëria për “DEFENDER Evropë 23”

Martin O’Donnell: Shqipëria siguroi komandën dhe kontrollin për një brigadë shumëkombëshe, Task Force Jug. Kontribute të tjera përfshinin forcat e operacioneve speciale, trupat e këmbësorisë dhe njësitë e mbështetjes logjistike, që morën pjesë në stërvitjen e Reagimit të Menjëhershëm.

DW: Sa kombe dhe trupa marrin pjesë në “DEFENDER Evropë 23” Cilat janë aktivitetet kryesore?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, DEFENDER 23, është stërvitja më e madhe vjetore e kombinuar dhe e përbashkët e Komandës Evropiane të SHBA-së, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Stërvitja e këtij viti filloi më 22 prill dhe vazhdon deri më 23 qershor në dhjetë vende të Evropës. SHBA ka vendosur rreth 7.000 trupa për të punuar së bashku me 17.000 trupa nga mbi 20 vende evropiane. Stërvitja gati dy mujore fokusohet në vendosjen strategjike të forcave me bazë në SHBA dhe ndërveprueshmërinë me aleatët dhe partnerët evropianë. Secili prej tre stërvitjeve të përmendura, në kuadrin e DEFENDER 23 kanë objektiva unike dhe sfiduese: Reagimi i Shpejtë, teston aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer tri operacione të veçanta, të përbashkëta dhe të njëkohshme për t’u ngritur detyrimisht në ajër. Stërvitja e Reagimit të Menjëhershëm lejon kombet dhe pjesëmarrësit të punojnë në kompleksitetin e ngritjes së shpejtë të fuqisë ushtarake që vjen nga SHBA dhe nga stoqet e paravendosura të ushtrisë. Së fundi, stërvitja „Saber Guardian” u ofron njësive pjesëmarrëse sfida unike, të tilla si kryerja e një kalimi përpara të linjave dhe operacione të përbashkëta të hyrjes me forcë për të kapur objektivat kyçe të terrenit.

DW: A ka ndonjë reagim nga Rusia dhe aleatët e saj ndaj “DEFENDER Evropë 23”?

Martin O’Donnell: Kjo pyetje duhet t’i shtrohet më mirë Rusisë. Ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutmann, tha javën e kaluar gjatë një konference për shtyp, “Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon “DEFENDER Evropë 23” për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance.”

You Might Also Like

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin `Kanga jonë 2025`

Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë

Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Bashkë në konferencën për diasporën: Prishtina, Tirana, Shkupi

Kosova Times June 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbi 1 mijë e 600 gjoba për shoferët janë shqiptuar nga policia

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri për vrasjen në tentativë
Bajrami: Muratit po manipulon me shifra për të fshehur dështimet
OKB apelon për 294 milionë dollarë ndihmë për banorët e cenueshëm të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës
Dardanët e rinj mposhtin edhe Irakun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?