By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy ditë në Berlin: Ku të shkoni, çfarë të shihni
June 12, 2025
Begaj kujton 26-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
June 12, 2025
KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet
June 12, 2025
Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës së Jugut e Veriut
June 12, 2025
Krasniqi për Bukoshin: Kontributi i tij, pjesë e kujtesës sonë historike
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shuplakë’ Boris Johnson-it për aferën “partygate”, i hiqet pasaporta parlamentare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shuplakë’ Boris Johnson-it për aferën “partygate”, i hiqet pasaporta parlamentare
Rajon / Botë

Shuplakë’ Boris Johnson-it për aferën “partygate”, i hiqet pasaporta parlamentare

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 8:19 AM
Kosova Times Published June 21, 2023
Share
SHARE

Parlamenti i Britanisë së Madhe e sheh tashmë zyrtarisht ish-kryeministrin Boris Johnson si gënjeshtar. Parlamenti e pranon me shumicë dërrmuese raportin mbi gënjeshtrat “Partygate” të ish-kryeministrit Johnson.
Është vetëm një akt simbolik me pak pasoja të drejtpërdrejta, por mesazhi është gjithsesi i qartë: anëtarët e Parlamentit Britanik kanë miratuar një raport të brendshëm, në të cilin thuhet se ish-kryeministri Boris Johnson gënjeu Parlamentin për festat që mbaheshin në rezidencën e tij zyrtare gjatë mbylljes së jetës publike për shkak të virusit të Coronas. Johnsoni e parashikoi pezullimin 90-ditor të rekomanduar nga Parlamenti, dhe e la mandatin e deputetit pak ditë më parë. Me këtë votim, Dhoma e Komunave megjithatë i hoqi atij pasaportën parlamentare, të cilën zakonisht kanë të drejtë ta mbajnë ish-deputetët. Një vit më parë, konservatori Johnson dha dorëheqjen si kryeministër pas aferës “Partygate”.

Para votimit, deputetët debatuan nëse janë dakord me gjetjet e komisionit parlamentar dhe nëse i mbështesin sanksionet e propozuara. Në fund, vetëm shtatë deputetë nga partia konservatore e Johnson-it votuan kundër vendimit, nga 118 pro. Shumica e 352 deputetëve të Grupit Konservator abstenuan – duke përfshirë shumicën e anëtarëve të lartë të kabinetit. Gjithsej 354 deputetë votuan pro.

Kritika për pasardhësin e Johnson-it, Rishi Sunak

Kryeministri Rishi Sunak nuk mori pjesë në votim, gjë që opozita e interpretoi si “dobësi” nga ana e tij. “Nëse kryeministri nuk është i aftë të tregojë as lidership kur bëhet fjalë për të kërkuar llogari nga gënjeshtarët, si mund të presë që qytetarët e këtij vendi t’i besojnë atij diçka tjetër”, tha deputeti laburist Thangam Debbonaire. Nënkryetarja e Grupit Liberal-Demokrat, Daisy Cooper kritikoi: “Sunaku premtoi integritet, por kur situata u bë e vështirë, ai ishte shumë i dobët për të treguar fytyrën e tij.” Sunaku refuzoi publikisht të angazhohej për një vendim dhe kërkoi falje për të, duke thënë se nuk donte të ndikonte në votim.

Boris Johnsoni e pati kritikuar raportin e “Partygate” dhe fyer anëtarët e komisionit, që morën pjesë në të. Sipas sondazheve, ish-kryeministri mbetet më popullor se mbajtësi aktual i postit, Sunak, në radhët e Partisë Konservatore në Britani. Shumë anëtarë konservatorë e shohin Johnson-in si luftëtar të talentuar elektoral, pa të cilin partia nuk do të kishte asnjë shans në zgjedhjet legjislative të planifikuara për 2024.

A po planifikon Johnson një rikthim?

Kryeministri Sunak tani duhet të shpresojë se votimi do t’i japë fund debatit të gjatë për “Partygate”. Por Johnson-i tashmë e ka bërë të qartë se nuk e konsideron të përfunduar karrierën e tij politike. “Winston Churchill u bë kryeministër vetëm në moshën 65-vjeçare”, u ka thënë ai personave të besuar, sipas informacioneve të gazetës “Sunday Times”, duke iu referuar modelit të tij të madh. Ka spekulime se Johnson-i mund të përpiqet të zgjidhet në një zonë tjetër zgjedhore për vitin 2024 – kundër dëshirës së Sunak-ut. Nëse do të zgjidhej më pas në parlament, ai do të rimerrte edhe pasaportën e tij parlamentare.

Fillimisht, ish-kryeministri pritet të ngacmojë gjithsesi kreun e qeverisë britanike me ndërhyrje të zhurmshme nga jashtë. Menjëherë pas tërheqjes së tij nga parlamenti, tabloidi konservator ‘Daily Mail’ njoftoi se Johnsoni tani do të angazhohet si komentator./DW

You Might Also Like

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Kosova Times June 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtari i plagosur ukrainas gjen dashuri shëruese në Bruksel

Kosova Times Kosova Times October 22, 2023
Në prag të nisjes së gjykimit ndaj Pjetër Shalës, Prokuroria e Mbrojtja merren vesh për ta vizituar Kukësin, por jo për kohën
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Planet e kopshteve të fëmijëve me dizajn të ri
Arda Guler thyen rekordin e Cristiano Ronaldo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?