By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidenti serb me deklarata kontradiktore për Amerikën brenda 48 orësh, gjithçka mund të ketë mbërritur tashmë në Uashington
November 5, 2025
Vuçiç dëshiron t’i shesë municione Evropës, reagimi i pare i Kremlinit
November 5, 2025
Dita Botërore e Gjuhës Rome
November 5, 2025
KE kërkon nga Serbia të ndalojë dhënien e shtetësisë për rusët
November 5, 2025
Mitsotakis – Guilfoyle: Energjia në qendër të takimit të parë në Maximou
November 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Çeku pas vdekjes së Shyqri Nimanit: Një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ministri Çeku pas vdekjes së Shyqri Nimanit: Një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë
Lajme

Ministri Çeku pas vdekjes së Shyqri Nimanit: Një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 1:25 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Ka vdekur sot Shyqri Nimani, piktori, dizenjuesi grafik dhe pedagogu shqiptar, i mirënjohur nëpër hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Për humbjen e këtij artisti kombëtar, ka shprehur ngushëllime edhe ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.

Përmes një telegram ngushëllimi, ministri Çeku është shprehur se profesor Nimanin do ta kujtojmë si një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, që la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike.

“Telegram ngushëllimi

E nderuar familje Nimani,

Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, mjeshtrit të arteve të bukura, profesor Shyqri Nimanit.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj.

Do ta kujtojmë si një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, që la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike.

Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë.

Do t’i jemi falënderues dhe përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij në themelimin e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, kontributin në themelimin e institucioneve tona të artit, udhëheqjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe për monografitë reprezentative dhe të rëndësishme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve kolegëve dhe gjithë komunitetit.

Sinqerisht,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Republika e Kosovës”.

You Might Also Like

Ditët e Kulturës së Ulqinit në Prishtinë me ekspozitë dhe koncert

Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje prestigjioze në Itali

Restaurohet një nga xhamitë më të vjetra të Prishtinës

Në Dukagjin po vazhdon restaurimi i kullave

Nis në Zurich Festivali `Zurich Shqip Up Comedy Festival`

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mbreti i Jordanisë, i cili e quajti Putinin vëllanë e tij, filloi t’i shiste armë Ukrainës

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Tahiri: PDK e gatshme për zgjedhje, kërkon që ato të mbahen me 9 qershor
Receta më e lehtë për një kek të shijshëm me karrota me krem ​​djathi
DhTIK përkrahë protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë
Ferizaj: Policia shpëton vajzën 21-vjeçare, tentoi të hidhej nga ballkoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?