By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e PDK-së dhe LDK-së refuzuan takimin me presidenten Osmani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Liderët e PDK-së dhe LDK-së refuzuan takimin me presidenten Osmani
Lajme

Liderët e PDK-së dhe LDK-së refuzuan takimin me presidenten Osmani

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 4:25 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Liderët e dy partive opozitare, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku, i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë pjesëmarrjen në një takim të ftuar nga presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ftesa e presidentes Osmani për një takim të krerëve të institucioneve me kryetarët e partive kryesore politike në vend ishte iniciuar me kërkesën e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në ftesën e dërguar liderëve të partive politike, presidentja Osmani ka theksuar bindjen se “bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve me partitë politike janë thelbësore për t’i përballur sfidat aktuale dhe për të punuar bashkë drejt arritjes së synimeve të përbashkëta…”.

Kryetari i PDK-së, Krasniqi ka shkruar në Facebook se i ka kthyer përgjigjen presidentes Osmani duke e njoftuar atë se e refuzon pjesëmarrjen në takim, për një varg arsyesh.

Në letrën dërguar presidentes Osmani, lideri i PDK-së ka thënë se në tre javët e fundit , situata e sigurisë në Kosovë është përkeqësuar dukshëm dhe në veri të vendit nuk ka normalitet.

“Gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka shkruar presidentes se “veprimet e tilla lënë të kuptojnë se jeni shndërruar në një mbështetëse dhe certifikuese të veprimeve aventureske dhe të papërgjegjshme të kryeministrit (Kurti)”.

Ftesës së presidentes i është përgjigjur negativisht edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Në përgjigjen e Abdixhikut ndaj presidentes Osmani, është thënë se partia e tij ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend “në veçanti qasjen e papërgjegjshme të Kryeministrit të Kosovës në raport me aleatët tanë, ShBA, BE e NATO”.

Abdixhiku ka theksuar se qasja konfliktuoze e kryeministrit Kurti, veprimet e pakoordinuara dhe papërgjegjësia diplomatike e strategjike, kanë rrezikuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Çfarë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon e pret në këtë kohë është pozicionimi i qartë e kritik ndaj popullizmit të Kryeministrit, që ballafaqimin me aleat po e shndërron në kauzë të sjelljes së brendshme politike, me pasoja afatgjata për sovranitetin e vendit dhe për pozicionin tonë ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e Abdixhikut ndaj presidentes Osmani.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk mund të pranojë e as të tolerojë një përplasje të Kosovës me aleatët, duke shtuar se s’mund të jetë pjesë e diskutimeve për këtë çështje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka kërkuar nga presidentja të iniciojë takimin e kryetarët e partive politike kryesore në vend, ditë më parë ka shprehur shqetësimin për situatën e rëndë politike dhe të sigurisë në vend.

You Might Also Like

Moti sot me diell, temperatura deri në 30 gradë

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Gërvalla takon homologun nga Tanzania, fokus te bashkëpunimi dypalësh

Sorensen thotë se planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kurti dhe ambasadorja kanadeze diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Taravari: Maqedonia e Veriut do të bëjë çmos që ta ndihmojë Kosovën

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
Zaluzhny bën lëvizjen e parë kundër Zelensky?!
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë
Ekspertët tregojne arsyet e frikës kryesore të rusëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?