By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Shënohet 35-vjetori i Kuvendit të Juristëve në Isniq
October 10, 2025
PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim
October 10, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte
Lajme

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 6:09 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të dyshuarit Dragisha Millenkoviq nga Komuna e Graçanicës.

Ai është arrestuar më 21 qershor nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Masën e paraburgimit ndaj Millenkoviqit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Millenkoviqit, Dejan Vasiq, duke theksuar se do të ankohet kundër një vendimi të tillë gjyqësor.

Millenkoviq dyshohet se si ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, në maj dhe qershor të vitit 1999 “ka kryer sistematikisht tortura, dhunë fizike dhe psikologjike”, dhe se “i trajtoi të burgosurit shqiptarë në mënyrë çnjerëzore”.

Gjatë arrestimit, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e tij, ku siç raportohet i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revole, një thikë ushtarake, një shufër metalike, dokumente, vendime, shënime dhe telefonin personal.

Ndërkohë, më 22 qershor, në Graçanicë, komunë me shumicë serbe afër Prishtinës, është mbajtur protestë me kërkesën për lirimin e Millenkoviqit.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e kanë kundërshtuan këtë arrestim.

Ata deklaruan se Millenkoviq është arrestuar “pa bazë” dhe se autoritetet kosovare me këtë arrestim po “u hakmerren” serbëve në Kosovë. Por, ata nuk dhanë prova për pretendimet e tyre.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona.

Besohet se 76 për qind e tyre ishin civilë. Gjithashtu, ende janë duke u kërkuar rreth 1.600 persona të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

You Might Also Like

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Mbrojtja e mjedisit prioritet i Prokurorisë Themelore në Pejë

Lirohet Nezir Mehmetaj

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje
Reagon MASHTI: Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten
Serwer thotë se mund të përkeqësohen raportet Kosovë-Serbi
Nga Donjecku në veri të Kosovës: Lojërat gjeopolitike me precedentin e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?