By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani takime për koordinim ndërinstitucional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani takime për koordinim ndërinstitucional
Lajme

Osmani takime për koordinim ndërinstitucional

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 7:04 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve për koordinim ndërinstitucional, ka ftuar sot në takim kryetarët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Përveç takimeve të vazhdueshme me krerët e institucioneve të vendit: Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministren, Ministren e Punëve të Jashtme si dhe ministrat e dikastereve të tjera, Presidentja e ka parë të nevojshme që të mbajë komunikim të rregullt edhe me partitë opozitare, nëpërmjet ftesave të vazhdueshme për takime e ngjarje të ndryshme.

Në këtë kuadër, pas letrës së Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe diskutimeve me krerët e institucioneve, Presidentja ka ftuar liderët opozitarë fillimisht në takime të ndara, meqë disa nga krerët e institucioneve këto ditë nuk ishin në Kosovë. Ajo ndërkaq ka paralajmëruar edhe ftesën për një takim të përbashkët të të gjithë liderëve në një moment kur të gjithë të jenë në Kosovë.

Në letrën e saj, Presidentja ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta që përfshijnë mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë si dhe fuqizimin ndërkombëtar të Republikës, sikurse edhe në përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në NATO dhe BE.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, sot paradite ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin ka biseduar për koordinimin e vazhdueshëm ndërinstitucional.

Ndërkaq pasdite, Presidentja Osmani ka pritur në takim Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj, me të cilin ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Presidentja ka shprehur keqardhje që partitë e tjera opozitare kanë refuzuar mundësinë që ta japin kontributin e tyre për çështje të interesit nacional, përfshirë përpjekjet për fuqizimin e aleancave strategjike e ekzistenciale të Republikës së Kosovës me partnerët, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka ritheksuar, se në përputhje me Kushtetutën do të vazhdojë të angazhohet në përfaqësimin e unitetit qytetar, mbrojtjen e kushtetutës, ruajtjen dhe fuqizimin e aleancave strategjike, sikurse edhe krijimin e një klime konstruktive për t’i adresuar sfidat dhe çështjet e rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, kontributi i secilit lider dhe subjekti politik është të bashkëpunojë për çështje të rëndësisë nacionale me institucionet shtetërore, por jo duke refuzuar.

Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se dera e zyrës së saj vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njeriu i dytë në Senatin e SHBA: Dodik mbështet separatizmin dhe kroatët gjithashtu kanë ndërmarrë veprime

Kosova Times Kosova Times March 10, 2025
Dhoma e ulët e Kongresit të SHBA miratoi ndihmën e madhe për Ukrainën
Kurti: Angazhohemi për një shoqëri me të drejta të barabarta
Grenell zbuloi se si Trump do t’i qaset Serbisë dhe Kosovës
Fico, i cili mezi i mbijetoi atentatit disa muaj më parë, mori një zarf me një plumb.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?