By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima
December 27, 2025
I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë
December 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 dhjetor
December 27, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët
December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Shqipëria dhe Kosova krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Shqipëria dhe Kosova krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit
Lajme

Konjufca: Shqipëria dhe Kosova krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 3:50 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në konferencën e përbashkët shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me temën “Harmonizimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.

Në fjalën e tij kryetari Konjufca theksoi se ky takim, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, thellon bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e harmonizimit të legjislacionit mes dy vendeve tona, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por para së gjithash si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb, duhet të jenë në krah të njëra-tjetrës në procesin e gjatë e të vështirë të integrimit në BE”, theksoi kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se në këtë proces Shqipëria si shtet me përvojë të avancuar në sferën e integrimit evropian, mund ta ndihmojë shtetin e Kosovës në kapërcimin e pengesave, të cilat ajo i ka tejkaluar.

Gjithashtu kryetari Konjufca tha se mënyra më e mirë e kompensimit të kohës së të qenit të ndarë padrejtësisht, është kjo, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e legjislacionit, krijimit të trupave të përhershëm dhe shkëmbimit të përvojave reciproke. Kreu i Kuvendit tha se kjo mundëson largimin e dallimeve sociale, të cilat janë prodhuar si rezultat i ndarjes juridike e politike të kombit tonë.

“Është në dorën tonë, si shtete dhe si parlamente, që ta kompensojmë kohën e gjatë e të qenit të ndarë padrejtësisht, që tani përmes legjislacionit të sheshojmë dallimet sociale që kanë prodhuar rendet e ndara politike e juridike mbi kombin tonë, veçanërisht në Kosovë dhe trojet e tjera jashtë Shqipërisë. Në modernitet identiteti kombëtar dhe kultura kombëtare kultivohen çdo ditë me mekanizma shtetërorë, me synimin për ta mirëmbajtur homogjenitetin dhe kohezionin social e identitar, të domosdoshëm për ekzistencën dhe prosperitetin e kombit tonë”, përfundoi kryetari Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët

Parashikimi i motit për Kosovë dhe Shqipëri

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për urën mbi lumin Sitnicë

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Putin do të bëjë një vizitë ‘krejtësisht të papritur’ në Kinë këtë javë
I grabisin naften nga maunja shtetasit nga Mali i Zi
Në një lojë sekrete të shkëmbimit të të burgosurve, Putini ka mbajtur shumicën e letrave
Osmani uron kryeministrin e ri të Irlandës: Mezi pres të punojmë për të forcuar partneritetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?