By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi në Mersin të Turqisë, Ankaraja: E kishte origjinën nga ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmi në Mersin të Turqisë, Ankaraja: E kishte origjinën nga ShBA
Rajon / Botë

Sulmi në Mersin të Turqisë, Ankaraja: E kishte origjinën nga ShBA

Kosova Times
Last updated: 2022/10/01 at 8:54 PM
Kosova Times Published October 1, 2022
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm i Turqisë e cilësoi të shtunën një sulm me armë që la të vrarë një polic në jug të vendit, si një operacion “që e ka zanafillën në Amerikë”.

Dy militante të dyshuara kurde hapën zjarr mbi banesat e forcave të sigurisë në provincën mesdhetare të Mersinit të hënën vonë, duke vrarë një polic dhe plagosur një punonjës rendi dhe një civil.

Dy gra, të cilat autoritetet turke thanë se ishin të lidhura me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, shkurtimisht PKK, më pas u vetvranë, duke shpërthyer bomba.

“Ky është një veprim me origjinë në Amerikë”, tha Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu gjatë një takimi me zyrtarë të partisë në pushtet në provincën e Giresunit të Detit të Zi, sipas agjencisë private të lajmeve Demiroren dhe mediave të tjera.

Ministri Soylu tha gjithashtu se, autoritetet amerikane kishin kërkuar nga policia turke numrat e serisë së armëve të zjarrit të përdorura në sulm, pa specifikuar se cila agjenci amerikane e kishte bërë kërkesën.

Zyrtarët e qeverisë turke e kanë akuzuar më parë Uashingtonin për mbështetjen e PKK-së, duke armatosur dhe stërvitur degën siriane të grupit, të njohur si YPG.

Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në konfliktin 38-vjeçar mes PKK-së dhe shtetit turk. PKK-ja cilësohet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian. SHBA nuk e njeh YPG-në si një entitet terrorist. Ky grup ka kontribuar në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Vitin e kaluar zoti Soylu ngriti pretendime lidhur me përfshirjen amerikane në një përpjekje të dështuar për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, ku humbën jetën më shumë se 250 njerëz.

Në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj zotit Soylu lidhur me arrestimin dhe ndalimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.

Ministri turk tha se sulmueset e së hënës, që kishin vënë në objektiv strehimin e personelit të sigurisë në lagjen Mezitli të Mersinit, kishin mbërritur në Turqi me parashutë të motorizuar nga qyteti sirian Manbij i kontrolluar nga grupi YPG.

You Might Also Like

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times October 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët “nuk shkel ligjin e BE-së”

Kosova Times Kosova Times November 15, 2023
Çfarë mundësish i jep Putinit sulmi i SHBA-së ndaj Iranit?
Vdes ikona e Vëllaznimit, Zija Halilosmani
Guvernatori i BQK-së: Rregullorja përafron Kosovën me standardet e BE-së, nuk kufizon aktivitetin këmbimor
Abazi: Qeveria me qasje të gabuar për kërkesat e ndërkombëtarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?