By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burgim i perjetshem për 25-vjeçaren shqiptare në Gjermani, përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital, vdiq pas 12 ditësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Burgim i perjetshem për 25-vjeçaren shqiptare në Gjermani, përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital, vdiq pas 12 ditësh
Uncategorized

Burgim i perjetshem për 25-vjeçaren shqiptare në Gjermani, përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital, vdiq pas 12 ditësh

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 10:59 AM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Pas vdekjes së vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me mosveprim, shkruan dpa.de. Gjykata e Landit në Verden (Saksonia e Ulët) është e bindur se 25-vjeçarja ka derdhur qëllimisht ujë të nxehtë mbi fëmijën e saj. Ajo vdiq dymbëdhjetë ditë më vonë. Sipas gjykatës, ajo “vuajti në mënyrë të pabesueshme”.

Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar atë te mjeku dhe kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet

Në gusht të vitit 2022, ajo kishte larë qëllimisht të bijën në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie me rrezik për jetën. Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar të bijën fare te mjeku.

Kosovarja, e lindur në Gjermani, e ka trajtuar fëmijën “krejtësisht në mënyrë joadekuate”, duke e lyer me pomadë dhe fasha. Edhe pasi nëna e tre fëmijëve e kishte kuptuar se katërvjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, ajo “e kishte lënë atë në fatin e saj” dhe më në fund ka pranuar edhe mundësinë për vdekjen e saj.

Vajza ka vdekur dymbëdhjetë ditë pas përvëlimit. Në atë kohë, një e treta e lëkurës ishte e nxirë, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Fëmija ka vuajtur në mënyrë “të pabesueshme”.

Gjatë gjykimit, e pandehura ka thënë se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë. Gjithashtu ajo ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza. Gjykata nuk e beson këtë pretendim, sepse ashpërsia e plagëve duhet ta ketë bërë të qartë se çfarë mundimi ka pësuar fëmija.

You Might Also Like

Moti me diell dhe me vranësira të shpërndara

Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Maliqi thotë se siguria në Aeroportin e Prishtinës është shumë e lartë

Belinda Balluku njoftohet për akuzë nga SPAK

Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!

Kosova Times Kosova Times October 22, 2025
Diskutohet për mbarëvajtjen e punës në Prokurorinë e Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb
Aktivistja e burgosur iraniane bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Iran
Sarajeva përcjell eshtrat e 14 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?