By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Rajon / Botë

ShBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 7:45 PM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë nisur ndërmjetësimin e bisedimeve treditore të paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kjo është një përpjekje e re për të zgjidhur konfliktin që shpërthen vazhdimisht mes këtyre dy shteteve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur ndërmjetësimin e bisedimeve me këshilltarët e ministrive të Jashtme në Uashington.

Kjo është hera e dytë që mbahen bisedime pas disa muajsh.

“Ne vazhdojmë të besojmë se paqja mund të arrihet dhe dialogu i drejtpërdrejt është kyç për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, para nisjes së bisedimeve. Ai tha se në këto bisedime do të diskutohen edhe çështje “shumë të ndjeshme”.

Rusia historikisht ka qenë ndërmjetësuese e bisedimeve mes dy ish-republikave sovjetike, por SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë qenë mjaft aktivë në kohën kur Moska po vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Armenia vazhdimisht ka akuzuar paqeruajtësit rusë se po dështojnë të mbajnë premtimet për të mbrojtur armenët etnikë bazuar në marrëveshjen e armëpushimit të vitit 2020 që u negociua nga Moska pas gjashtë javësh luftime që lanë të vdekur mijëra persona.

Javën e kaluar, Rusia i bëri thirrje Azerbajxhanit që të lejojë qarkullimin përmes korridorit Laçin që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun, një zonë e banuar kryesisht nga armenët etnikë që kontrollohet nga Jerevani që nga lufta që shpërtheu pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka thënë se Azerbajxhani ka bllokuar qasjen e autokolonave që dërgojnë ndihma në Karabak, duke rritur shqetësimet se në këtë rajon të shkëputur mund të ketë mungesë të furnizimeve me ushqim dhe ilaçe.

Rusia tha se Azerbajxhani po shkel obligimet e tij duke ndaluar qarkullimin nëpër këtë korridor. Azerbajxhani insiston se civilët dhe autokolonat e ndihmave mund të udhëtojnë nëpër këtë rrugë, por bllokada e krijuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, sipas Azerbajxhanit, është shkaktuar nga aktivistët azerbajxhanas që po protestojnë kundër mihjes ilegale.

You Might Also Like

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore

Sanksionet dhe lidhja izraelite e Milorad Dodikut: A e nxori lobi nga Tel Avivi Dodikun nga favori amerikan?

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Banka tregtare kineze refuzoi te punonte me kompanite ruse

Kosova Times Kosova Times February 7, 2024
Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok
Vdes 34 vjeçari nga Malisheva, e zuri rryma derisa ishte duke punuar në Prizren
Analistët: Zgjedhjet përmes peticionit nuk pritet të zgjidhin situatën në veri të Kosovës
Sot kryederbi Drita – Ballkani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?