By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti takoi dhe vizitoi nxënësit, pjesë të programit “Edukimi për Siguri” në kazermën e FSK-së në Ferizaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti takoi dhe vizitoi nxënësit, pjesë të programit “Edukimi për Siguri” në kazermën e FSK-së në Ferizaj
Lajme

Kryeministri Kurti takoi dhe vizitoi nxënësit, pjesë të programit “Edukimi për Siguri” në kazermën e FSK-së në Ferizaj

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 1:19 PM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku grupe nxënësish po mbanin ligjëratë mbi “Njohuritë e përgjithshme rreth institucioneve të sigurisë”.

Kryeministri Kurti, para nxënësve, me qëllim të shpalosjes dhe implementimit të programit “Edukimi për Siguri”, shprehu vlefshmërinë e programit për sigurinë publike dhe atë shtetërore duke i’a kujtuar atyre rëndësinë e mësimit të institucioneve të sigurisë dhe historikun të tyre.

Me anë të këtij programi, nxënësit përveç se do të ndjekin ligjëratat, njëkohësisht do të zhvillojnë edhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës “Edukim për Siguri”. Ky program pritet që nga shtatori të zhvillohet në 8 kazerma nëpër qytetet e Kosovës dhe me 2100 nxënës pjesëmarrës.

Nxënësit pjesëmarrës përmes lëndës “Edukimi për Siguri” do të përvetësojnë njohuritë elementare mbi sigurinë e mbrojtjen, dhe jo vetëm.

“Këtu do të merrni mësime të vlefshme për sigurinë, për sigurinë e vetvetes, për sigurinë e njëri tjetrit dhe për sigurinë e shoqërisë në përgjithësi. Dija dhe vetëdija që ngriten nëpërmjet Edukimit për Siguri do të iu ndihmojnë në çfarëdo profesioni që do të merrni në të ardhmen”, tha kryeministri.

Ai ritheksoi rolin e lartë të institucioneve të mbrojtjes, përveçse në sigurinë publike e kombëtare, edhe në ngritjen e vetëdijes qytetare, vigjilencës e kujdesit ndaj vetës, njëri-tjetrit dhe për shtetin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj Qeverisës 2021-2025 ka paraparë zhvillimin e programit edukativ për të rinjtë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Programi “Edukimi për Siguri” është program i cili ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai parashihet që të zhvillohet me nxënës të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.  Ky projekt po realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qiproja dhe Malta anuluan “pasaportat e arta” të 45 rusëve

Kosova Times Kosova Times May 13, 2023
Dita e Mbulimit Shëndetësor, Kodra thekson nevojën për akses për të gjithë
Lufta e superfuqive për kontrollin e Arktikut po përshpejtohet. Po bëhet më e rrezikshme se kurrë
Begaj viziton Kosovën
FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amerikane për planet e Izraelit për sulm kundër Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?