By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani uron Spanjën për marrjen e Presidencës së BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani uron Spanjën për marrjen e Presidencës së BE-së
Lajme

Osmani uron Spanjën për marrjen e Presidencës së BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 12:48 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Spanjën për marrjen e udhëheqësisë së presidencës së Bashkimit Evropian, derisa ka thënë se pret që të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër BE’së gjatë kësaj kohe.

Osmani ka përmendur edhe Suedinë, e cila ka pasur presidencën e BE’së në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ajo ka falënderuar Kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

“Ndërsa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së, falënderoj @SëedishPM Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë @eu2023es dhe i urojmë Spanjës një presidencë të suksesshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Spanja ka marrë sot udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome më 30 qershor.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Qysh më 9 janar, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pastaj atë dosje në duar e ka pasur Presidenca suedeze.

Është e paqartë se si do të vazhdohet puna lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës si vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

As Sweden concludes its @EUCouncil Presidency, I thank @SwedishPM Ulf Kristersson for his leadership and commitment to security & stability in Europe.

We look forward to continue our efforts to bring Kosovo closer to the EU during @eu2023es & wish Spain a successful presidency.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 1, 2023

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza premton ndërtimin e termocentralit me gaz

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Analistet serb: As nga rusofilët më të mëdhenj nuk do t’i dëgjoni më të flasin për miqësinë mes Serbisë dhe Rusisë
Policia me aksion në Prishtinë e Fushë Kosovë, konfiskohen armë e para
67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump
Haradinaj kujton Ilaz Kodren: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?