By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jemi lodhur nga debatet politike, asnjë emision për pikturën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Jemi lodhur nga debatet politike, asnjë emision për pikturën
Lajme

Jemi lodhur nga debatet politike, asnjë emision për pikturën

Kosova Times
Last updated: 2023/07/02 at 5:52 PM
Kosova Times Published July 2, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI, kritik i artit

Shpirti kërkon dëfrim, ahengje të ngrohta vere, sikur te impresionistët, perëndimi i diellit në perspektivë, copëza e diellit që duket si një top i kristaltë me shumë ngjyra, nga drita dhe reflektimi. Aty në horizont teksa perëndon kjo copë e vogël diamanti plot ndriçim. Unë çaloj nga kjo jetë mistike me probleme realiste që veç mendja i kalkulon e shpirti bëhet se i kupton. “Kemi arti për të mos vdekur nga e vërteta” thoshte Friedrich Nietzsche. Po e vërtetë. As arti nuk krijon pa të vërtetën, nuk abstenon, nuk i largohet. Nietzsche gjithçka largon nga kjo botë, me vetë faktin që shpik mbinjeriun nga njeriu për të qenë një supernjeri. Ndjehet filozofia këtu e të jetuarit si një kufomë mbi këtë horizont artistik të kësaj copëze të diellit për të cilën shumë shkrimtarë shkruan libra, piktorë kompozuan piktura e zbuluan metoda të reja e gjithmonë të reja.

Klod Mone piktor francez, pikturoj perëndimin e diellit në pikturën e tij që edhe lindi impresionizmi. Impresion klithi një kritik kur e vështroj pikturën në të cilën dielli ndodhet në sfond si një copë e vogël e kuqe, reflektimi vërehet në sipërfaqe të ujit, ndjehet ritmi i diellit teksa largohet për të ardhur mbrëmja, sikur ai lëviz në pikturë bie gradualisht në horizont aty ku deti bashkohet me qiellin. Vërtetë piktura zgjon ndjesi, kureshtje, ekstazë por edhe katarsis. Të gjithë në këtë univers solidarizohen me pikturën, artin, me veten e tyre, shpirtin, zgjimin e çdo klithme njerëzore që ndjehet përbrenda, se vetëm arti e shfaq, është shumë personal, intraverz për nga përshkrimi, arti dhe vetëm arti, prapë kështu klithte Nietzsche. Po, mirëpo sot arti zvogëlon kapacitetin, propagandën nëse rreshtohet te imponimi politik.

Në emisionet tona dominon politika. Politika, kidnapon mendjen çdo natë, veshët nga zhurmimi i palaçove të cilët mendojnë, analizojnë, veprat, debatet, batutat, qëndrimet e politikanëve dhe shtetit, nga subjekti dhe parimi njerëzor në rolin e njeriut të urtë dhe paqedashës, neutral, mundohen të japin mendime. Emisionet i nënshtrohen aktualitetit në vend, garojnë kush më shpejt kap ndërgjegjen në fluturim të aktuales, e kush nga mysafirët ose analistët ngirt zërin ose rrapëllon tavolinën, është më i aftë në frekuencën e lartësisë së zërit. Audienca ndjenë eufori dhe kënaqësi në polemika, zjarr, kundërshtime, rrahje, bile rrahjet bëhen brenda disa minutash të famshme.

Njeriu i etur për dhunë, kënaqësi, dëfrim ndjenë nga kjo. Fituesi mban stafetën nga ngritja e zërit, vështrimi i mprehtë, besimi në mosdijen e tij, informata të cekëta. Më bukur është ajo që e ndjej sesa ajo që e shkruaj. Vlera e artit dëshmon edhe më veprën e piktorit Gustav Klimt e cila u shit hiç më pak se 99 milion euro.

Nuk kemi emisone për art, veçanërisht për pikturën, vlerën e pikturës, autorët tonë vendor. Emisionet tona më shumë janë të ngarkuara me debate politike me fjalime të gjata të pakuptimta, të tepërta. Fjalime për ta humbur kohën. Çdo natë koka dhe sytë ngufaten nga debatet zhurmuese politike, analistët politik, thuajse kemi lindur me politikën, jetojmë për politikën dhe vdesim politikan. Debate për artin janë vetëm një hije, ose e kundërta jemi shumë të kulturuar nuk kemi nevojë debate për artin.

Pse janë të rëndësishme debatet për artin? Me art garantohet një mbijetese e shëndoshë. Qetësi shpirtërore, kuptim i lirë pa limite, stil në veshje, mendim konkret, rezultate shkencore të mirëfillta. Mësojmë për hijeshinë, realitete e rëndomta, tej konkretes, ndonjëherë realitetin e dhunshëm, transformimin e brendshëm të njeriut, ngacmimin e kujtesës, emocionet, rilindjen e pikturave, jetesën e artistëve, jetën dhe veprat, jeta si diçka më e rëndësishme se veprat. Psikologjinë përmes artit, terapinë si lehtësim përmes artit. Shërimin e njeriut përmes artit. Gjithçka është art, por jo çdo imtësi është vepër arti. Të mësuarit e sistemeve botërore filtrohen përmes veprave të artit. Për shembull, piktura “Hamalli” e artistit të ndjerë Muslim Mulliqi (ikonë e artit shqiptar) të flitet më shumë për rrënjën, shkakun e kësaj pikture. Hamalli personazh i trajtuar gjatë studimeve kur ishte Mulliqi në Beograd. Hamalli, zanatçinjtë, njerëz të përvuajtur, figura është e pikturuar mbrapsht, sheh nga telajo në një sfond që është pak i kaltër në të bardhë. Mbrapa është gjithçka e errët e tij. Të vazhdohet për jetën e Mulliqit, në sfond të vendosën edhe pikturat e tjera për të cilët do të debatohet, të flitet sidomos për ato konceptuale të tij “Pushtimi i hapësirave të reja”. Një natyrë e tillë e emisioneve do të ndikojë në freskimin e mendjes së audiencës, njohurinë për rrënjët e artit tradicional, të mësuarit e të dalluarit të pikturës origjinale me reproduksionin, që është një fenomen negativ i shfaqur te ne sidomos te shtresa e pasur, të cilët muret i kanë të vërshuar me reproduktime. Çka është piktura origjinale? Autorësia apo vlera e veprës? A është arti në krizë në Kosovë? Disa nga tituj grishës, të cilët do zgjonin kureshtje për eksplorimin e thellë të artit.

Kemi nevojë më shumë për emisione për artin e pikturës sesa debate politike.

You Might Also Like

Rashiq: Shpresoj të jetë fillim i ri në ndërtimin e institucioneve

“Porno religjoni vdekje”. Lora Mladenova dhe Poezia e asaj për të cilën është më e vështirë të flitet

Prima Donna e Gjithë Rusisë Pugacheva behet ngjarje politike

Festivali i Këngës me ngjarje prezantuese për edicionin e 3-të

80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve

Kosova Times July 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes aktori Xhevat Qorraj

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Bajrami akuzon qeverinë për shkelje të ligjit në Thesar: Pagat ekzekutohen në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë
Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
Kurti: drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias
Ministria e Jashtme gjermane njoftoi largimin e një grupi diplomatësh gjermanë nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?