By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!
Opinion

Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 1:07 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë e qeverisjes së Përparim Ramës në Prishtinë, shumë lagje të kryeqytetit ende janë duke i vuajtur pasojat e keq-qeverisjes së Shpend Ahmetit në këtë qytet. Përveç katandisjes së transportit publik, Prishtinës i ka ndodhur kaosi urbanistik dhe ai ekologjik njëkohësisht.

Qytetarët të pakënaqur me pushtetarët komunal

Heqja e kontejnerëve të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit, i ka vënë në siklet të madh banoret, të cilët duhet t’i bartin mbeturinat në dorë me qindra metra largësi, apo me kilometra në makinë derisa ta gjejnë një vend të përshtatshëm për hedhjen e tyre.

Mirëpo, në këtë kohë të vapës së madhe, jo të gjithë qytetarët janë të durueshëm në bartjen e mbeturinave të lëngëta nga shtëpia deri tek kontejneri i parë që e takojnë në lagjen tjetër të kryeqytetit.

Kësisoj, shpesh ndodhë, kur qytetarët në shenjë pakënaqësie me pushtetarët komunal, detyrohen të bëhen edhe të papërgjegjshëm duke i hedhur mbeturinat nga ballkonet dhe dritaret e kateve më të larta, për t’i sfiduar banorët e kateve të mëposhtme si dhe kalimtaret e rastit, të cilët, para hyrjes në bllokun e banesave “mirëpriten” me ndonjë tepricë ushqimi apo çka është edhe më keq, me ndonjë asht apo mbeturinë të fortë inerte e cila mund t’ju shkaktoje lëndime të rënda dhe plagë vdekjeprurëse!

Rrëfimi i një qytetari

Gjatë vizitës së fundit tek vendi i shenjtë në Velani, tek varri i presidentit Rugova, përgjatë kalimit në rrugën “Luigi Gurakuqi”, hyrja e një ndërtese 6 katesh më shumë i ngjante një deponie të mbeturinave sesa një lagje të bukur të kryeqytetit.

Derisa e vëzhgoja situatën dhe bëja foto me aparatin fotografik, m’u afrue një kalimtar i rastit dhe me pyeti, a je gazetarë?

Po, ja ktheva unë.

Pastaj ai më tha, të lutem bëje një shkrim për këtë katastrofë ekologjike?

Unë përseri ja ktheva, si të bëjë shkrim për diçka që nuk e di arsyen e kësaj situate të krijuar!

Qytetari ma kthejë, të tregojë unë, vetëm dëgjomë me vëmendje: “Në këtë ndërtesë 6 katëshe jetojnë 40 familje. Prej vitit 2017 e këndej kemi mbetur pa kontejner. Ishin njerëzit e Shpend Ahmetit ata që na i hoqen kontejnerët pa na pyetur fare. Përgjegjës për pastrimin në atë kohë ishte kompania KRM “Pastrimi”, SHA Prishtina. Sikurse që nuk e dimë arsyen e heqjes së kontejnerëve nga “shpendkeqi”, tani nuk po e dimë arsyen pse s’po na i kthen kontejneret as kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama! Banorët e kësaj lagjje janë pagues të rregullt të faturave ndaj ‘kompanisë së pastrimeve’”, përfundon rrëfimin banori lagjes së sipër cekur.

Kërkohet veprim urgjent i kryetarit Përparim Rama për kthimin e kontejnerëve në vendin ku ishin paraprakisht

Vërtetë mbetet e pajustifikueshme heshtja e të parit të kryeqytetit në mosndërmarrjen e veprimeve urgjente për kthimin e menjëhershëm të kontejnerëve në vendin e tyre dhe jo vetëm.

Përveç aspektit obligativ dhe detyrues që ka kryetari aktual ndaj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, Përparim Rama si i zgjedhur nga radhët e LDK-së, e ka edhe obligim moral që rrugën “Luigj Gurakuqi” ne Velani ta mbajë më të pastër sesa çdo lagje tjetër të qytetit, për faktin se kjo rrugë ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, vend ky i frekuentueshëm nga vizitor të shumtë vendor dhe ndërkombëtar si dhe nga qytetarët e mbarë Kosovës dhe mërgata e jonë.

Mbetëm me shpresë, që ky shkrim i imi autorial të trokas në ndërgjegjen e kryetarit Përparim Rama dhe të lidershipit aktual të LDK-së, në mënyrë, që edhe banorët e rrugës “Luigj Gurakuqi” të thithin ajër të pastër sikurse të gjithë banorët e kryeqytetit.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Yulia Navalnaya: Putini s’do të shpëtojë pa u ndëshkuar nëse konfirmohet vdekja e burrit tim

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të konsiderueshme përpara
Osmani mbështet përdoruesit e karrocës: Jemi çdo ditë të vitit me ju
Konjufca takon ambasadorin e Bullgarisë, flasin për aktualitetin në vend
Haradinaj për dëshmorin Mentor Tolaj: Kishte guxim të përballej me armikun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?