By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Kryeministri po e rrezikon të ardhmen e Kosovës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Kryeministri po e rrezikon të ardhmen e Kosovës”
Lajme

PDK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Kryeministri po e rrezikon të ardhmen e Kosovës”

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 9:13 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Këshillit Drejtues i Partisë Demokatike të Kosovës në një mbledhje të veqantë ka kritikuar kreun e qeveris së Kosovës Albin Kurti i cili sipas tyre ka  shkaktuar nga krizat e njëpasnjëshme.  Në këtë mbledhje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se si pasojë e veprimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe miratimit të tyre me heshtje shurdhuese nga ana e presidentes Vjosa Osmani, sot gjendja në Kosovë nuk është normale dhe se qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni.

“Sot kemi vetëm diçka që nuk e ka paramenduar askush: sanksione dhe masa ndëshkuese. Po bëhet një vit prej se Kosova është bërë lajm në media ndërkombëtare, si vend që prodhon krizë. E veçmas muaji i fundit e ka nxjerrë në pah këtë anë kritike me të cilën portretizohet Kosova. Nuk ka forum rajonal e ndërkombëtar për çështje sigurie, ku të mos përmendet Kosova si faktor destabilizues. Nuk ka pasur kurrë më shumë analistë ndërkombëtar, gazetarë, ish politikanë dhe politikanë aktualë, që kanë folur për Kosovën me pikëpyetje të mëdha rreth rrugës që po ndjek vendi ynë – rrugën e përplasjes

direkte me aleatët tanë. Dhe natyrisht, krye lajmi ogurzi për Kosovën kanë qenë pikërisht sanksionet”, shtoi Krasniqi.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar Deklaratën prej 10 pikash, përmes të cilave PDK kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ka marrë vendim që të pezullojë çdo komunikim zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu,  përveç në situata të jashtëzakonshme apo emergjente.

Deklaratë e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës

  1. E ardhmja e Kosovës është në rrezik nga veprimet dhe sjelljet e papërgjegjshme të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e që po përkrahet në heshtje edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim dhe indinjatë të thellë me drejtimin kah po e dërgojnë Kosovën këta dy udhëheqës dhe kërkon që kjo qasje të ndalet menjëherë.
  2. Përderisa shtetësia e Kosovës po vazhdon të cenohet nga ndërhyrjet direkte të Serbisë në Kosovë, në shumë forma, prej instrumentalizimit të komunitetit serb dhe përfaqësuesve të tyre politikë e deri tek përdorimi i bandave kriminale kundër institucioneve dhr sovranitetit të shtetit tonë, konfrontimi i qeverisë së Kosovës me aleatët e shtetit tonë, me SHBA-në, me BE-në, me Shqipërinë dhe me vendet e tjera që e kanë përkrahur Kosovën në arritjen e lirisë dhe formimin e shtetit, cenon të gjitha të arriturat tona të deritashme, por – edhe më keq – vë në rrezik të ardhmen e shtetit të Kosovës.Pavarësisht veprimeve të papërgjegjshme e të rrezikshme të Kryeministrit Albin Kurti, ne besojmë se ato nuk përfaqësojnë vullnetin dhe interesin e qytetarëve, sepse jemi të bindur se populli i Kosovës mbetet mirenjohës ndaj SHBA-ve, BE-së, Shqipërisë dhe partnerëve të tjerë perëndimorë.
  3.  Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme që Kosova të sillet në pozitë që t’i vihen sanksione nga aleatët e saj më të afërt, SHBA-ja dhe BE-ja. Kjo gjendje në të cilën gjendet Kosova sot nuk mund të quhet si gjendje normale, andaj askush nuk duhet që edhe më tutje ta simulojë normalitetin në vend.
  4. Kosova është duke bërë hapa prapa në rrafshin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Brenda kadegradim në ekonomi, në siguri, në arsim, në shëndetësi, në drejtësi dhe në cdo fushë tjetër. Ka përparuar vetëm korrupsioni, nepotizmi dhe kapja e çdo institucioni nga partia në pushtet. Jashtë ka rënie të kredibilitetit të Kosovës si shtet dhe ngecje të procesit të konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Rrugëdalje e vetme nga kjo rrugë e shkatërrimit të çdo gjëje që është arritur në Kosovë në vitet e lirisë e të shtetësisë, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, dhe formimi i një qeverie të re që do të kthejë Kosovën në binarët e rrugës euro-atlantike. Vetëm duke rivendosur e forcuar aleancat ndërkombëtare e forcojmë edhe shtetin tonë.
  5. Partia Demokratike e Kosovës do të pezullojë cdo komunikim zyrtarë me Kryeministrin Albin Kurti  dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përvec në situata të jashtëzakonshme apo emergjente, si dhe për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, përmes dorëheqjes së Kryeministrit apo përmes shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
  6. Duke pasur parasysh të gjitha këto, Partia Demokratike e Kosovës, nga sot nuk do të votojë në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës dhe për asnjë vendim, rezolutë, ligj, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër, ndonëse do të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës për të ngritur zërin dhe për të folur për këtë rrezikim që po i bëhet Kosovës nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës.
  1. Partia Demokratike e Kosovës, e vetëdijshme se përshkallëzimi në pjesën veriore të Kosovës është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës, bën thirrje dhe do të kontribuojë për de-përshkallëim të gjendjes atje. Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës, shpreh gatishmërinë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në koordinim më partnerët ndërkombëtarë, për kthimin e normalitetit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
  2. PDK do të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe, karshi këtyre zhvillimeve, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion që të ndalojë shkatërrimin e së ardhmes së shtetit të Kosovës, të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Blinken në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: Sekretarja Albright e kishte përzemër popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Raportuesi i PE-së, Tonino Piculla: Serbia në gjendje të jashtëzakonshme
Sylejmani hap Forumin presidencial: Jam vajza e gruas që u dhunua para meje
Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion të kupës së Republikës së Kosovës për senior
Malisheva transferon futbollistin e 2 Korrikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?