By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lufta në Ukrainë është zbehur në sfond. Atje po zhvillohen beteja të ashpra, rusët po grumbullojnë trupat e tyre.
June 30, 2025
Kryeministri shqiptar poston një foto me inteligjencën artificiale të tij dhe Farage me rroba banje
June 30, 2025
Mediat gjermane mbi arrestimet e qytetarëve dhe frikën e Vuçiçit nga zgjedhjet: “Sikur në prag të luftës civile”
June 30, 2025
Makinat e policise me shpejtësi të plotë mbi qytetarët: Policia i trajtoi brutalisht qytetarët gjatë protestës VIDEO FOTO
June 30, 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pjesëmarrja e Kosovës në Kampionatin Ballkanik për të Rinj në Greqi: Një përvojë frymëzuese në nivel ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Pjesëmarrja e Kosovës në Kampionatin Ballkanik për të Rinj në Greqi: Një përvojë frymëzuese në nivel ndërkombëtar
Sport

Pjesëmarrja e Kosovës në Kampionatin Ballkanik për të Rinj në Greqi: Një përvojë frymëzuese në nivel ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 12:38 PM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

Nga data 28 qershor deri më 2 korrik të vitit 2023, përfaqësuesja e Kosovës në pingpong mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinj, i cili u zhvillua në Orestiada, Greqi. Përfaqësuesja e Kosovës mori pjesë në kategoritë U15 dhe U19, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Në garat ekipore, ekipet kosovare u përballën me sfida të vështira dhe kundërshtarë të fortë. Ekipi i meshkujve U19 garoi në grupin B, ku kundërshtarë kishte Turqinë dhe Bullgarinë. Megjithatë, kundërshtarët tanë ishin më të fortë dhe, si rezultat, Kosova u rangua e fundit në grup dhe nuk e kaloi fazën e grupeve. Edhe në kategorinë e femrave, Kosova u përball me kundërshtarë të fortë nga Rumania dhe Turqia. Përfaqësuesja jonë u rendit e treta në grup dhe nuk arriti të kalojë fazën grupore. Megjithatë, Kosova shënoj fitore ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, dhe u rendit e 8-ta në renditjen përfundimtare.

Në kategorinë e kadetëve meshkuj, përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me Malin e Zi dhe Rumaninë në grupin A. Kundërshtarët tanë ishin më të mirë dhe, si rezultat, Kosova u rendit e treta në grup dhe nuk e kaloi fazën e grupeve. Në kategorinë e kadetëve femra, përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me Moldavinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Kosova shënoi një fitore kundër Malit të Zi. Në çerekfinale, ato u përballën me Turqinë, por u mundën me rezultat 3:0.

Gjithashtu,në këtë kampionat u zhvilluan edhe garat individuale, çifte dhe çifte mix. Lojtarët kosovarë zhvilluan ndeshje në grupe me nga 3 ose 4 lojtarë, prej tyre Blend Hajdari, Art Karabaxhaku dhe Andis Qeku kaluan fazat grupore për në 32 më të mirët në kategorinë individuale, por konkurrenca shumë e fortë dhe u eliminuan në rundin tjetër.

Përkundër sfidave dhe rezultateve, pjesëmarrja e përfaqësuesës së Kosovës në Kampionatin Ballkanik për të Rinjë në Greqi ishte një përvojë e rëndësishme dhe e frymëzueshme për lojtarët kosovarë. Kjo përfaqësoi një mundësi për ta matur veten dhe për të fituar përvojë në nivel ndërkombëtar. Të gjithë lojtarët e Kosovës treguan maturi dhe talent në lojën e tyre dhe patën mundësinë të garojnë me lojtarë të tjerë të Ballkanit.

Gjithashtu, gjyqtari i pingpongut nga Kosova Z. Naim Azemi ka ndarë drejtësinë në shumë ndeshje interesante, siç ishte gjysmëfinalja e femrave në mes të Turqisë dhe Bullgarisë për kategorinë U19.

Në kongresin Ballkanik, Ridvan Hashani, udhëheqës delegacioni, shpalosi interesin e Kosovës që të organizoj kampionatin ballkanik ne vitin 2024 në Kosovë andaj Kosova është njëra nga shtetet kandidate për organizimin e Kampionatit Ballkanik për vitin 2024, duke synuar të sjellë këtë ngjarje të rëndësishme sportive në vendin tonë. Mundësia e organizimit të këtij kampionati në Kosovë sjell me vete shumë avantazhe dhe benefite për vendin dhe rajonin e Ballkanit në tërësi.

Në linkun më poshtë mund të shihni të gjitha rezultatet nga kampionati:

https://balkantabletennisunion.com/wp-content/uploads/2023/05/Final-results-BYTTC-ORESTIADA-Greece-2023.pdf

You Might Also Like

Dardanet triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë

Milani pas Ardon Jasharit, ofron 27 milionë euro

Me sistemin ‘My FFK’, futbolli kosovar hyn në epokën e digjitalizimit

Presidentja Osmani: Distria-numër 1 në botë!

Sllovenia shpallet kampione në turneun e ragbit të mbajtur në Kosovë

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pelegrinazhi ndryshe i hebrenjve hasidikë në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
Ish-diplomati rus: Një tjetër problem për regjimin e Putinit – funerali i Navalny mund të bëhet një ngjarje masive
Seria e zezë e vdekjeve të dyshimta të të pasurve rusë
Vidhen 22 mijë dollarë kriptovaluta në Prishtinë
Kraki kritikon sloganin e LDK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?