By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti vlerëson lartë punën e komandantit të KFOR-it për uljen e tensioneve në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti vlerëson lartë punën e komandantit të KFOR-it për uljen e tensioneve në veri
Lajme

Kurti vlerëson lartë punën e komandantit të KFOR-it për uljen e tensioneve në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 10:37 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Në takimin lamtumirës me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári, në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend. 

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e tij për ta mbajtur vendin tonë të sigurt.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, ka një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Kryeministri vlerësoi lartë bashkëpunimin gjatë kësaj kohe, veçanërisht në uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit tonë.

Përvoja dhe lidershipi juaj i madh luajti një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e situatës dhe ruajtjen e kohezionit në KFOR, pavarësisht sfidave, tha Kryeministri Kurti.

Gjeneral Major Kajári e falënderoi Kryeministrin për diskutimin e hapur dhe gatishmërinë e dëshmuar për bashkëpunim. Po ashtu, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë.

U theksua se misioni në Kosovë i Gjeneral Majorit Kajari filloi në të njëjtën kohë kur filloi të ndryshojë në mënyrë dramatike mjedisi i sigurisë globale për shkak të rritjes së politikës ekspansioniste ruse, që kulmoi me agresionin ushtarak në Ukrainë në fillim të këtij viti.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Duke përmendur se vitin e kaluar Kosova ka marrë pjesë në Defender Europe 21 dhe se për herë të parë ka filluar të jep kontributin ushtarak për paqen dhe sigurinë, duke vendosur personelin ushtarak në Lindjen e Mesme, krah për krah me aleatët tanë, Kryeministri Kurti theksoi se Kosova do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen.

Duke i uruar të gjitha të mirat, Kryeministri Kurti tha se shpreson që Gjeneral Major Kajári të kthehet për vizitë, si një mik që dha kontribut shumë të rëndësishëm për Kosovën. /Kosovatimes.

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Kurti: Regjistrimi i Popullsisë, thelbësor për një vendimmarrje të informuar, drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm

Kosova Times Kosova Times February 14, 2024
​Zemaj: Tendenca për autokraci, shqetësim nacional
Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione
Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë
Thirrje për ndihmë teksa uria kaplon Kartumin e dërrmuar nga lufta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?